Zëvendëskryeministër apo…

Nga Elona CASLLI

Së fundmi zëvendëskryeministri ka vendosur të marrë rolin e guidës turistike. Erion Braçe në një postim në Facebook, i fton shqiptarët ta braktisin Tiranën me virus dhe të shkojnë të presin perëndimin e diellit në Divjakë.

Meqënëse Braçe është këshillues i shqiptarëve dhe njëkohësisht zëvendëskryeministri i tyre, lindin disa pyetje:

– Sa është rritur rroga e shqiptarëve nga viti 2013 deri në vitin 2021?!

– Sa është rritur pensioni gjatë tetë viteve?!

– Sa është rritur mirëqënia në Shqipëri?!

– Sa është dëmtuar ekonomia nga virusi që Braçe na këshillon ta braktisim?!

– Ç’masa ka marrë qeveria për të mbështetur bizneset në krizë?!

Braçe para se të bëjë punën e guidës turistike, të bëjë punën e zëvendëskryeministrit dhe të kujtojë shprehjen e famshme ruse- Mos i jep mend, njeriut që i nevojiten para.

Post Scriptum- Një qeveri e majtë që persekuton dhe tall njerëzit në nevojë është Rilindja.

Artikulli paraprakBasha: Më 25 prill, shqiptarët do të vendosin të shpëtojnë shëndetësinë nga pushteti korruptiv i PPP-ve dhe monopolistëve të ilaçeve
Artikulli tjetërReagimi i fortë i mjekut të njohur: Të sëmurët le të presin, qeveria ka halle!