Protesta, Zëri i Amerikës: Qytetarë të irrituar sulmuan portën e Kryeministrisë

Në Tiranë vazhdojnë arrestimet edhe komentet politike një ditë pas protestës së opozitës në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” para kryeministrisë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tha se do të propozojë në grupin parlamentar dje
Sipas tij, protesta mbështeti kërkesën e opozitës për një qeveri tranzitore, zgjedhje të parakohshme dhe qeveri legjitime.
Zoti Basha tha se Partia Demokratike nuk do jetë më fasadë e një parlamenti të dalë nga zgjedhje, që i ka diktuar krimi.
Kështu nuk vazhdohet më, kupa është mbushur dhe është derdhur, thika ka shkuar në palcë dhe koha e fjalëve ka mbaruar.
Lidhur me propozimin e zotit Basha për djegien e mandateve opozitare në parlament pritet edhe reagimi i LSI-së, e cila më parë ka qenë kundër kësaj ideje, si edhe aleatëve më të vegjël opozitarë.
Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se opozita po ndjek një politikë qorre, që e goditi Shqipërinë në sytë e botës dhe u dha material atyre që janë kundër negociatave me BE-në.
Policia në Tiranë bëri të ditur se ka arrestuar 15 persona pas protestës së djeshme të opozitës për “Kundërshtim të policisë”, “Goditje në detyrë”, “Shkatërrim prone” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Mijëra përkrahës të opozitës morën pjesë dje në një protestë para selisë së qeverisë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit”.
Por para se të nisnin fjalimet, nisi përplasja e policisë me qyetarë të irrituar, që sulmuan portën e kryeministrisë.
15 personat e arrestuar janë shumica nga Shqipëria e mesme, ndërsa në kërkim policor edhe 7 të tjerë, ndërsa 5 qytetarë u proceduan në gjendje të lirë.

Artikulli paraprak“Corriere della Sera” nxin Ramën: “Trafiqe dhe tregime nga Albanistani”
Artikulli tjetërGazeta austriake Der Standard: Kulmi i protestave në Shqipëri, policia sulmoi protestuesit