Zejtarët kundër tarifave të reja të qeverisë

Ligji i zejtarisë është mirëpritur edhe nga grupet e interesit, të cilat ishin në seancë dëgjimore në komisionin përgjegjës për kalimin e këtij projektligji.
Edhe pse një pjesë e mirë e grupit të interesit për ligjin e zejtarisë nuk ishin prezentë në seancën dëgjimore, duke mos treguar interes për të, të pranishmit u shprehën se janë pro këtij projektligji, por që nuk janë dakort sa u përket tarifave që duhet të paguajnë zejtarët.
Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, i pranishëm në këtë dëgjesë me grupet e interesit, është shprehur se sa i përket tarifës do të jenë ata vetë që do ta përcaktojnë, ndërsa për dy vitet e para do të jetë qeveria, ajo që do të gjejë mundësi financimi me donatorë në mënyrë që tarifa të jetë zero.
Një nga pikat që has në kundërshti dhe që kërkon specifikim më të saktë në projektligjin për zejtarinë, ka të bëjë me statusin e Dhomës Kombëtare të Zejtarisë dhe se sa do të jetë ndërhyrja e qeverisë në funksionimin e saj.

Artikulli paraprakQeveria, prishje e njëanshme për kontratat e HEC-ve të vegjël
Artikulli tjetërINSTAT: 20 ndërmarrje zënë 47,3% të eksporteve