Zef Deda i bashkohet protestës: Mjaft me sjellje kanabiste! Deri këtu arriti kjo mafie sa manipuloi artistët. Çohu o popull!

Aktori i njohur, Zef Deda, është bashkuar sot me Aleancën për Mbrotjen e Teatrit gjatë tubimit të mbajtur në Shkodër. Në nisje të fjalës së tij, Deda puthi godinën e Teatrit “Migjeni” dhe tha se nuk duhet lënë që arti dhe kultura të rrënohen.

“Po të ishim dhe ne, ju artista shkodranë, po të ishim të gjithë, nuk do e shembin dot Teatrin Kombëtar. Janë super komunista, nuk duan artin, nuk duan kulturën. Ajo është një mafie dhe po e shkatërron këtë vend. Por jo, nuk do ta lejojmë këtë gjë”, u shpreh Deda.

Më tej ai u shpreh se qeveria ka manipuluan artista të mëdhenj dhe tha se qeveria është një mafie dhe nuk e do artin. “Mjaft sjellja komunistë, kriminelë, kanabistë, ç’na duhet arti, ç’na duhet aktrimi. Janë komunista, nuk duan artin, nuk duan kulturën. Qeveria manipuloi shumë artista dhe figura të mëdha. Manipuluan shumë artista, manipuluan shumë figura të mëdha, deri këtu arriti kjo mafie. Çohu o popull, çohu ta mbrojmë artin dhe kulturën. Rroftë teatri”, shtoi më tej Deda.

Regjisori Edmond Budina ka folur gjatë tubimit të sotëm në Shkodër para Teatrit “Migjeni’ ku qytetarë, artistë dhe aktivistë po firmosin peticionin për rindërtimin e Teatrit kombëtar ashtu siç ishte.

Përpara dhjetra njerëzve, Budina tha se në gjithë botën sa më i vjetër të jetë një objekt aq më i tepërt është kujdesi ndaj tij, ndërsa ka bërë thirrje për reflektim dhe bashkim.

Në Europë nuk shembet teatrot e vjetra, sa më të vjetra janë aq më tepër ruhen, por ata donin të shmebnin simbbolin e lirisë, simbolin e demokracisë ndaj e shembën natën. Prandaj kemi dalë rrugëve. Të ngremë tempullin e demokracisë ashtu siç ishte. Çdo njeri para se të jetë politikan, është qytetar dhe çdo qytetar duhet të reflektojë.

Ja ku është ai flamur kombëtar që valvitet krenar, ne e kishin vendosur në majën e godinës së Teatrit Kombëtar, por ata e futën nën rrënoja, e shkelën atë flamur. Ata mbyllën në mes të natës mbrëmë vendin, ata duan të na shkelin me këmbë, do na vijnë në shtëpitë tona siç erdhën tek Teatri kur njerëzit ishin brenda. Ky është një nga krimet më të mëdha”, tha Budina.

protesta shkoder

Artikulli paraprakKristo ironi me teoritë e Ramës për koronavirusin: Na thanë se njerëzit urinojnë në det ndaj nuk ju lejojmë…
Artikulli tjetërYuri Kim i dha fund dy kryespekulimeve të Ramës