Kristo ironi me teoritë e Ramës për koronavirusin: Na thanë se njerëzit urinojnë në det ndaj nuk ju lejojmë…

Pedagogu dhe aktivisti Erion Kristo bëri i pari deklaroi se sot pasdite do të dilte shëtitje kundër urdhërit të qeverisë tek Parku i Liqenit artificial, ndërsa e ka konsideruar vendimin si të palogjikshëm dhe që nuk përbën asnjë bazë ligjore.

Kristo tha se, qytetarët duan të shkojnë në park dhe në plazh, ndërsa ka bërë edhe ironi me teoritë e nxjerra për rrugët e marrjes së koronavirusit. Atij i janë bashkuar dhjetra qytetarë të tjerë që po ashtu kanë shpërfillur masat dhe vendimet e pa deklaruara zyrtarisht dhe mbi baza ligjore të qeverisë.

“As maska nuk do vëmë, shikoni sa njerëz janë, të gjithë duan liri, s’ke as parti politike, as s’po kërkojmë të bie qeverias, as të ministri që dhunoi njerëzit, as ministres që vodhi lekët me maska. Për ata që na shkatërruan jetën nga koka tek këmbët me beton s’ka ligj. Unë nuk shikoj ndonjë gjë të jashtëzakonshme.

Na lejoni të dalim nga liqeni, duam të bëjmë plazh. Doni t’ju them një humor të më shajnë ata të Shqupit se janë bashkë me ata të Pallatit të Kongreseve, ai ka dalë komplet lakuriq, njerëzit futen në plazh dhe derdhin urinën thonë, me urinën transmetohet Covidi”, tha Kristo.

Erion Kristo u bëri thirrje qytetarëve të mos presin duke ju drejtuar “ore akoma prisni te Covid-i ju? ‘Ju bëj thirrje qytetarëve shqiptarë nëse do prisni, do prisni deri sa të vdisni”.

Në momentet e para pas debatit më policët e vendosur në hyrje të Liqenit për të mos lejuar njeri të futet sipas urdhrit të qeverië për shkak të pandemisë, pedagogu tha: “Mos na bëni dërr dërr dërr, shikoni vendimin e ministres, nëse thotë mos dil nga liqeni, unë dal nga liqeni, mos gënjeni, mashtrusa, mos i përdorni paratë e taksave të mia si pedagog që më mbahet 1/4 e rrogës, mos i përdorni për të më dhunuar mua.

Sikur ca po bëjmë ne këtu, ndonjë krim, jemi të distanuar, të maskuar, ça po bëjmë o vlla, do marrim ajër se vdiqëm brenda na iku truri.

Ne duam të dalim nga liqeni jo thotë ai, mos prek fillin, ca filli more tu filltë e mendjes, ca bëhet kështu, bukë s’duam ujë s’duam vetëm mos u zini ju edhe të dalim ne nga liqeni”.

Artikulli paraprakNis mosbindja civile kundër Ramës! Thyhet postoblloku te Parku i Liqenit
Artikulli tjetërZef Deda i bashkohet protestës: Mjaft me sjellje kanabiste! Deri këtu arriti kjo mafie sa manipuloi artistët. Çohu o popull!