Zbythet policia nga Unaza e Re pas revoltës së banorëve, largohen edhe mjetet e rënda (Foto)

Banorët e Unazës së Re të revoltuar nga nisja e punimeve për heqjen e shtyllave anës së rrugës kanë detyruar policinë bashkiake të largohet nga Unaza. Po kështu mjetet e rënda që ndodheshin në vend për prishjen e objekteve janë larguar, çka ka sjellë në qetësimin e situatës.
Banorët bllokuan rrugën dheu përplasën me policinë bashkiake, por pas negociimit të deputetëve të opozitës, banorët kanë liruar rrugën dhe ka rinisur qarkullimi.
Banorët protetestues janë përplasur me Policinë bashkiake, e cila ka marrë në mbrojtje punonjësit e bashkisë së Tiranës, që po tentojnë të heqin linjat elektrike në rrugë. Ndërkohë, forca të tjera policie kanë ardhur në zonë. mësohet se një protestues është shoqëruar në komisariat.
Banorët, sikurse edhe dje, kanë dalë nëpër shi dhe nuk lejojnë të kryhen punime pa u kompensuar 100%. Në zonë dëgjohen thirrjet kundër kryeministrit: “Rama do ta ketë fundin e vet në ‘Astir'”.

4 3

1 3

2 4

3 3

33 1

Artikulli paraprakDeputeti i PD në krah të banorëve tek Unaza e Re: Nuk ka mënyra të tjera me këtë njeri, vetëm protestë!
Artikulli tjetërSi të ushqehemi për të pasur më shumë energji