Deputeti i PD në krah të banorëve tek Unaza e Re: Nuk ka mënyra të tjera me këtë njeri, vetëm protestë!

Deputeti i PD, Aldo Bumçi, ka shkuar në mbështetje të banorëve që po protestojnë tek Unaza e Re.
Në një prononcim për mediat, Bumçi e vlerësoi mjaft të drejtë reagimin e banorëve të kësaj zone.
‘Kjo është një mënyrë, nuk ka mënyra të tjera me këtë njeri, tha Bumçi, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama. Kryeministri e zhduku Gjykatën Kushtetuese. Ndaj, protestë, protestë!”
Banorët kanë bllokuar rrugën dhe janë përplasur me policinë bashkiake, e cila ndodhej në vend për të garantuar vazhdimin e punimeve. Pas negociimit të deputetëve të opozitës, banorët kanë liruar rrugën dhe ka rinisur qarkullimi.
Po kështu mjetet e rënda që ndodheshin në vend për prishjen e objekteve janë larguar, çka ka sjellë në qetësimin e situatës.
Kjo është dita e 24 e protestës së banorëve të Unazës së Re kundër prishjes së banesave të tyre pa kompensim. Ata kërkojnë dëmshpërblim me çmimin e tregut për banesat dhe bizneset e tyre. Opozita ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë se projekti është një aferë korruptive.

auto Screenshot 161543310093

Artikulli paraprakBanori shpërthen ndaj Ramës: “Kam punuar 15 vite në Angli, vjen dhe ma prish ky rob q….”
Artikulli tjetërZbythet policia nga Unaza e Re pas revoltës së banorëve, largohen edhe mjetet e rënda (Foto)