Zbulohet farsa e Veliajt në takimin me artistët, reagon regjisorja e Teatrit Kombëtar

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ftoi ditën e djeshme artistët në një dëgjesë për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Kryebashkiaku i Tiranës u ka dërguar ftesë artistëve për të arritur një debat konstruktiv mes palëve, por me sa duket Veliaj nuk ka ftuar të gjithë artistët, por vetëm një pjesë të tyre.
Një prej të përjashtuarave nga ky takim ka qenë edhe regjisorja e këtij Teatri, Elma Doresi.
Kjo e fundit me një status në Facebook shkruan:auto Capture 351530002584
‘Lajmin për dëgjesën mbi Teatrin e mora vesh tani nga statuset e miqve. Ftesat i paska bërë vetë Kryetari i Bashkisë.
Më vjen mirë që shoh kolegë nga të gjitha brezat, por kryetar unë vazhdoj të jem regjisorja e Teatrit Kombëtar dhe bashkë me miqtë e mi që kemi punuar këto vite mendoj se duhet të ma kishe dërguar edhe mua këtë ftesë’, shkruan Doresi, që së fundmi është edhe regjisore e ‘Zbutja e Kryeneçes’.
Ndërkohë, regjisorja nuk është e vetmja që nuk ka marrë një ftesë për në dëgjesën publike, pasi edhe aktori Klod Hoxha, në seksionin e komenteve shprehet se nuk ka marrë një ftesë.
Artistët u mbledhën serish dje për të protestuar për mos prishjen e Teatrit Kombëtar, dhe në ndërtimin e Kullave. Edhe gjatë ditës së djeshme artistët nuk kanë qenë të vetëm, në mbështetje të tyre kanë ardhur edhe qytetarë të shumtë.

Çfarë i dhemb kryebashkiakut
Avokatja Mirela Jorgo ka qenë e ftuar sot në Fax News ku ka komentuar dhe njëherë daljen e sms-ve në media nga ana e Bashkisë së Tiranës, sikur ajo po merrte udhëzime nga anëtarët e PD-së, sesi do të shkonte nisma në mbrojtje të Teatrit.
Sipas avokates qëllimi i saj i vetëm ka qenë që të transmetonte live fjalën e Neritan Liçajt, duke theksuar se ajo nuk gjykon nëse Taulanta Jupi, për shkak të anëtarësimit të saj në PD, nuk mund të jetë në mbështetje të kauzës së aktorëve.
“Unë vendosa që të shkoj në mënyrë që të kishim live deklaratën e Neritanit, dhe më lejuan që të hyja. Djemtë e live-it nuk u lejuan që të futeshin, dhe më pas u detyrova që të bëja unë live-in. Më erdhi ky mesazh, ku as numrin nuk e kisha të regjistruar, dhe u përgjigja shumë shkurt.
Mesazhin e verifikuam dhe zonja Taulanta është pjesë e kryesisë së sindikatës së artistëve. Zoti Veliaj duhet të kuptojë një gjë, që nuk mund ta kanalizojë këtë çështje në partiake. Ne kërkojmë që të ruhet ajo ndërtesë që të rikonstruktohet, ashtu siç u bë në rastin e Teatrit Eksperimental.
Veliaj ka edhe gurin edhe arrën, ajo që i dhemb fort Veliaj është fakti se i dëmtohet imazhi, dhe kërkon që të bëjë sikur situata është konsensuale. Kjo është pjesa e ministres Kumbaro dhe kryeministrit Edi Rama, Veliaj është i dalë jashtë loje në këtë rast.
Ne do të qëndrojmë aty deri në fund, edhe në qoftë se do të na duhet që të futemi në grevë urie. Unë mendoj se forca e opinionit publik ka për ta rrëzuar zotin Veliaj”, u shpreh Jorgo.

Artikulli paraprakShtyhet seanca, Shullazi rrezikon deri në 15 vite burg
Artikulli tjetërBalla kërkon të gjejë njeriun që e spiunoi për 3.4 milionë eurot