Zbulohet fabrika e kartëmonedhave, sekuestrohen mbi 1 milionë euro të falsifikuara

Guardia di Finanza italiane ka sekuestruar një fabrikë klandestine kartëmonedhash duke sekuestruar mbi 1 milion euro të falsifikuara, raporton gazetarja e Ora News në Itali, Alba Kepi.

Sipas saj, operacioni u ekzekutua nën hetimin e Prokurorisë së Napolit, në bashkëpunim me Repartin special të Policisë Moneatre e të Policisë ekonomiko-financiare të Napolit.

Ndërkohë u arrestuan në flagrancë 4 persona, banues në Napoli, nën akuzën e “prodhimit e tregtimit të kartmonedhave të falsifikuara”.

Në këtë fabrikë po stampoheshin kartmonedha të serisë së re “Europa” e sapo hehdur në tregun monetar.

Fabrika u zbulua në pjesën lindore të Napolit ndërsa u sekeustruan 68 mijë kartmonedha fallso të prerjeve të ndryshme, 20 euro,  50 euro, 100 euro, 200 euro, me vlerë mbi 1 milionë euro.

Gjithashtu u sekuestruan edhe 2 stampante me bojë, 3 stampante lazer, një istrument etiketash gjysëm automatike, filigramë, presë profesionale, letër etj.

Artikulli paraprakReagimi i fortë i mjekut të njohur: Më në fund kryeministri u përmend, por përsëri vetëm kërcënon
Artikulli tjetërMjeku i njohur: Pse maska në ambiente të hapura është e panevojshme!