Zaev: Jap dorëheqjen, shkojmë në zgjedhje të parakohshme!

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në fjalimin e tij në Qeveri sot tha se, jep dorëheqjen dhe vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ky propozim i tij vjen pasi dje nuk u mor data për fillimin e negociatave me BE-në.

“Duke parë zhvillimet që ndodhën dhe pas konsultave që kam zhvilluar zgjidhja më e mirë dhe për të mos humbur kohë janë zgjedhjet e parakohshme”, theksoi Zaev, përcjellë INA. Ai tha se me këtë propozim do të shkojë edhe në takimin e nesërm të liderëve të thirrur nga presidenti Pendarovski.

Zaev theksoi se fokusi i tij do të jetë për reforma, integrimin euroatlantik dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Artikulli paraprakNegociatat, SHBA i kërkon qeverisë; rregulla demokratike dhe luftë krimit e korrupsionit
Artikulli tjetërMessi: Disa persona te Barça nuk duan rikthimin e Neymarit