“Xhaka gaboi, ai është i shkatërruar”

Unai Emery ka refuzuar të premten nëse Granit Xhaka do të vazhdojë të jetë kapiten i Arsenalit, derisa ka përsëritur; ‘Ai gaboi’.

Mesfushori shqiptar shajti tifozët dhe shprehu gjithë nervozizmin teksa po largohej nga fusha në barazimin 2-2 të Arsenalit kundër Crystal Palace. Reagimi i 27-vjeçarit erdhi pas vërshëllimave të shumta të tifozëve nbë ‘Emirates’.

Shiriti i kapitenit, por edhe e ardhmja e Xhakës tani janë në dyshim, por Emery refuzon të japë një përgjigje të saktë.

“S’dua të flas për diçka të tillë. Fillimisht ai duhet të rikuperohet. Preferoj të vazhdojmë para” u shpreh Emery.

Xhaka është kritikuar me të madhe për veprimin që bëri, ish-trajneri i Sevillës dhe Paris Saint-Germain konfirmoi se shqiptari ndihet keq.

“Nuk është e lehtë për të dhe për ekipin. Ai është tani i shkatërruar”, shtoi Emery. “Kemi folur dje (enjte), të dielën në mbrëmje dhe sot (premte)”, tha dje Emery në konferencë për media.

“Ai është stërvitur normalisht me grupin, por është i shkatërruar. Është i mërzitur për situatën që është krijuar. Përkushtimi i tij gjithmonë është i shkëlqyer. Ai dëshiron të ndihmojë. Sjellja e tij ka qenë e mirë në stërvitje, me grupin dhe klubin. Ai e di se ka gabuar”.,

“E ndjen thellë në vete. Është normale, është njeri. Çdo lojtar ka nevojë për mbështetjen e tifozëve”.

“Duhet të jemi të fortë, të mësojmë të luajmë edhe nën presion. Është detyra jonë. Tifozët janë më të rëndësishmit në jetën tonë. Nëse ata nuk janë me ne, s’ka asnjë arsye të luamë futboll”.

“Ai është shtrirë përtokë. Më e rëndësishmja është që të kujdesemi për të dhe së bashku me familjen të rikuperojmë Granit Xhakën tonë më të mirë”.

“Kur individualisht bëjmë disa gabime, duhet të kërkojmë falje. Unë preferoj ta bëj këtë. I kemi sugjeruar që edhe ai ta bëj (dhe e bëri)”, vazhdoi Emery.

“Ai është për kapiten. E vendosa këtë dhe lojtarët e respektojnë. Ishte gabim ajo cfarë bëri të dielën që nuk i kanë hije një kapiteni”.

Emery ka konfirmuar se të hënën ose të martën, do të diskutohet përfundimisht nëse Granit Xhakës do t’i merret shiriti kapitenit.

Artikulli paraprakÇështja katalanase është e “drejta për të vendosur”: Shembulli kanadez dhe ai britanik
Artikulli tjetërDeklarata e forët e nënës së Ronaldos: “Nëse nuk do të kishte ekzistuar mafia në futboll, djali im”…