Xhafaj voton shkarkimin e tij dhe zhduket nga Parlamenti

Kuvendi ka miratuar me votat e socialistëve shkarkimin e ministrit të Brendshëm të dorëhequr Fatmir Xhafaj, duke miratuar dekretin e presidentit. auto Untitled 61541499326
Shkarkimi i Xhafës u miratu me 75 vota. Ndërkohë asnjë votë nuk ka qenë kundër dhe asnjë abstenim. Edhe vetë Fatmir Xhafaj ka votuar ‘pro’ shkarkimit të tij. Ai ka qenë i ulur në fund të sallës.
Lufta e ftohtë mes kryeministrit Edi Rama dhe ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka vazhduar edhe sot në seancën e jashtëzakonshme në parlament.
Rama në fjalimin e tij ka bërë elozhe pa doganë për këshilltarin e tij, Sandër Lleshi, të cilin e ka projektuar si ministër të Brendshëm, por ka shqiptuar vetëm një fjalë të ftohtë për Famir Xhafajn: E falënderoj…
Ashtu siç pritej, ky i fundit ka ngritur kartonin në favor të dekretit të presidentit Meta për shkarkimin e tij.
Në këtë seancë Xhafaj ka zgjedhur që të qëndrojë në fund të sallës dhe pasi u është bashkuar 74 deputetëve të tjerë në shkarkimin e vetvetes është larguar i zymtë dhe me shpejtësi, nga ambientet e Kuvendit.

Më herët gjatë fjalës së mbajtur, Rama njoftoi se menjëherë pas shkarkimit të Xhafajt, do të mblidhet qeveria për të emëruar sipas tij ministrin e ardhshëm të Brendshëm, Sandër Lleshin, i cili do të funksionojë tani për tani si zv/ministër i parë, duke theksuar se po i jep edhe disa ditë kohë presidentit, që të krijoje bindjen e plotë për këtë figurë.
Kreu i qeverisë Edi Rama duke folur në Kuvendin e Shqipërisë është shprehur se prej së shtunës, kemi një problem me Presidentin e Shqipërisë.
‘Që prej të shtunës mbrëma ne kemi një problem me Presidentin e Republikës.
Ne kemi detyrën kushtetuese ta bëjmë këtë punë, pavarësisht kemi besimin apo jo të kujtdo, përfshirë edhe Presidentin’, deklaroi Rama në Kuvend.
Sipas tij, ‘askush tjetër përveç popullit nuk e ka e as nuk e merr dot të drejtën të na pengojnë në ushtrimin tonë të detyrës, as Presidenti’.
‘Kushtetuta i ka të përfshira të 12 kompetencat e presidentit, por askund nuk e ka atë që të rrëzojë ministrat’, tha Rama.
‘Gjithkush ka të drejtë të hidhet të na besojë ose jo, të hidhet edhe përpjetë po të dojë, por jo të në na pengojë në ushtrimin e mandatit tonë Kushtetues,e përfshirë edhe Presidentin e Republikës’, u shpreh Edi Rama në Kuvend.

Artikulli paraprakPresidenca bën deklaratën e fortë: Lleshi, shqetësim për Sigurinë Kombëtare. Ka qenë spiun?
Artikulli tjetërVjen reagimi i Presidentit pas kërcënimeve nga Rama në Kuvend