Vjen reagimi i Presidentit pas kërcënimeve nga Rama në Kuvend

Ka ardhur reagimi i Presidentit ndaj kryeministrit Rama, i cili gjatë fjalëes së tij në Kuvend hodhi akuza e paralajmërime ndaj Ilir Metës për mosdekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm.
Në një status në Facebook, kreu i shtetit, ka postuar një foto duke i uruar “mirëmëngjes” shqiptarëve.
“Mirëmëngjes miq! Drejt Kalabrisë tek Arbëreshët”, shkruan Presidenti Meta, i cili shfaqet pranë analistit Ilir Kulla.
Kryeqeveritari paralajmëroi Metën duke thënë nga foltorja e Kuvendit: “Shpresoj që kjo mos të shkojë përtej dekretimit. Koha mos e sjelltë.
Unë e di shumë mirë, sa kryeministra kemi parë që tallen me Presidentët, që nuk mblidhnin dot as sigurinë kombëtare.
Uhu sa ka kaluar Shqipëria me këtë votim të ministrave”, u shpreh Rama.
Ndërkohë Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka nisur sot vizitën zyrtare në Kalabri të Italisë, në kuadër të Vitit Mbarëkombëtar të Heroit tonë, Gjergj Kastriotit, Skënderbeut
Gjatë kësaj vizite, Kreu i Shtetit shqiptar, do të takohet me Presidentin e Republikës Italiane, Sergio Mattarella dhe së bashku do të vizitojnë Kolegjin e Shën Dhimitër Koronës, ku do të takohen me arbëreshët, përfaqësuesit dhe autoritetet e tyre vendore, drejtuesit e bashkësive fetare arbëreshe, personalitete të ndryshme, pedagogë, studentë arbëreshë.
Në përfundim të takimit të dy Presidentët do të përurojnë një pllakatë për nder të 550-vjetorit të Heroit tonë Kombëtar.

Artikulli paraprakXhafaj voton shkarkimin e tij dhe zhduket nga Parlamenti
Artikulli tjetërShah me të vetët…!