Xhaçka dhe Lleshi fikin radarët për të kaluar droga, sekuestrohen në Itali 4 milion euro kanabis

Policia italiane sekuestroi 400 kg kanabis në një gomone që po u drejtohej brigjeve të Salentos. Sipas mediave italiane, droga vinte nga Shqipëria.

Radarët që mbikqyrin detin e që administrohen nga Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Brendshme ishin të fikur.

Kështu shkruan ish-kryeministri Sali Berisha i cili ka komentuar operacionin e policisë italiane, si pasojë e të cilit u arrestuan dy trafikantët shqiptarë. Nëse do të hidhej në treg, lënda narkotike që ishte ndarë në 14 pako të mëdha, llogaritej që të kapte vlerën e 4 milionë eurove.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Vazhdon eksporti masiv i droges drejt Italise. Radaret e ndrikull Xhaçkes dhe Gjeneral Kanabisit ishin fikur, duhet te shplodheshin pak. sb

auto ita1557567679

Artikulli paraprakBasha mesazh ngushëllimi familjarëve për ndarjen nga jeta të major Tanushit
Artikulli tjetërNën hetim për korrupsion, blerje votash dhe drogë, ky është kandidati i Ramës për Dibrën