Basha mesazh ngushëllimi familjarëve për ndarjen nga jeta të major Tanushit

Kreu i opozitës, Lulzim Basha i ka shprehur ngushëllimet familjarëve të majorit Klodian Tanushi, i cili u nda nga jeta në një spital në letoni, pasi nuk mundi tu mbijetojë plagëve të marra gjatë misionit të tij në NATO.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Basha i shpreh ngushëllimet e tij babit. Nënës, bashkëshortes dhe 3 fëmijëve të komandantit Tanushi.

Postimi i Bashës

Me hidhërim të thellë përcolla lajmin se sonte në mbrëmje u nda nga jeta prej plagëve të marra major Klodian Tanushi, komandanti i kontingjentit ushtarak shqiptar në misionin e NATO-s në Letoni. Ju përcjell ngushëllimet më të ndjera familjes së major Tanushit dhe miqve, kolegëve e të afërmve të tij. Në veçanti mendimet e mija shkojnë pranë bashkëshortes dhe tre fëmijëve të major Klodian Tanushit. Lutem që shpirti i tij të prehet në paqe!

Edhe ish-kryeministri Berisha, i ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjarëve të majorit Klodian Tanushi, i cili u nda nga jeta ditën e sotme.

Në mesazhin e tij Berisha shkruan se i përulet me nderim dhe mirënjohje sakrificës sublime të komandant Tanushit.

Postimi i Berishës

Mesazh ngushellimi!

Miq, sonte u nda nga jeta komandanti i kontigjentit shqiptar ne misionin e NATOs ne Letoni, major Klodian Tanushi. Komandant Klodian Tanushi me daten 6 maj mbeti i plagosur rende ne krye te detyres nga eksplodimi i nje mine gjate stervitjes, nga i cili humbi jeten deshmorja e atdheut Zarife Hasani dhe plagosen perveç te ndjerit edhe ushtaraku Julian Kapaj.

Me kete rast, duke u perulur me nderim dhe mirenjohje te thelle para sakrifices sublime ne krye te detyres te najor KlodianTanushit shpreh ngushellimet me te ndjera familjes, te afermve, miqve te tij dhe lutem Zotit qe te gjejne force per te perballuar dhimbjen e madhe dhe shpirti i birit, bashkeshortit, prindit te tyre te dashur te gjeje paqen e merituar!

Gjithashtu nga zemra uroj sherim te plote dhe te shpejte rreshter Julian Kapajt! Sb

Major Tanushi vdiq në një spital të Letonisë si pasojë e plagëve të marra gjatë një misioni të NATO-s, ku mbeti e vdekur edhe nëntetarja Zafire Hasanaj, e cila u përcoll sot për në banesën e fundit.

Tanushi

Artikulli paraprakSot në 18:30 Cunami kundër Ramës, nis vërshimi drejt Tiranës!
Artikulli tjetërXhaçka dhe Lleshi fikin radarët për të kaluar droga, sekuestrohen në Itali 4 milion euro kanabis