Werder Bremeni shkarkon trajnerin Nouri

Alexander Nouri nuk është më trajner i Werder Bremenit në Bundesligë. Ajo që ishte paralajmëruar pas humbjes 0-3 me Augsburgun, tashmë është bërë realitet. Drejtuesit e klubit e kanë shkarkuar 38-vjeçarin pas rezultateve të dobëta në këtë fillim sezoni. Disafata e fundit në shtëpi ishte pika që mbushi gotën, pasi Werderi ende nuk e ka shijuar fitoren në Bundesligë, teksa ka regjistruar 5 barazime dhe po kaq humbje. Vendin e lënë bosh nga Nouri e ka marrë trajneri skuadrës U-23, Florian Kohfeldt, derisa të gjendet njeriu i duhur për ta nxjerrë ekipin nga kriza e thellë e rezultateve.

Artikulli paraprakKane për ndeshjen me Realin
Artikulli tjetërZidane kategorik: Nuk ka më kthim mbrapa