Vriten tre izraelitë nga një sulm me armë zjarri

Një palestinez ka hapur zjarr në drejtim të paramilitarëve izraelitë, duke vrarë tri persona dhe plagosur një tjetër, ka thënë policia.
Zëdhënësja e policisë, Luba Samri, ka thënë se sulmuesi ishte palestinez 37-vjeçar që kishte sulmuar në hyrje të derës së pasme të West Bankës, duke u fshehur në mesin e punëtorëve palestinezë.
Kur ai ishte urdhëruar të ndalonte, personi ka nxjerrë armën dhe ka hapur zjarr, ka thënë Samri.
Sulmuesi, i cili mbante leje punë në Izrael, ishte vrarë nga forcat policore.
Shërbimi spitalor, ka thënë se edhe ndihmë mjekësore ka marrë edhe një person, i cili është në gjendje kritike.
Incidenti ka ndodhur në veriperëndim të Jerusalemit, zonë ku ka shërthyer dhuna në muajt e fundit.

 

Artikulli paraprakKosovë, ende nuk është mbyllur fiskalizimi i pikave të karburanteve
Artikulli tjetërMianmari akuzohet për krime kundër njerëzimit