Voltana Ademi: Rama po vazhdon një lojë të sëmurë, unë nuk do të dalë nga zyra ime…

Kryetarja e Bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademi ka folur për përplasjen e Policisë së Shtetit me punonjësit e Bashkisë së Shkodrës për lirimin e ambienteve të KZAZ-ve. Ademi e ftuar në studion e lajmeve të Ora News deklaroi se, ajo që po bëhet aktualisht nga kryeministri Edi Rama është e turpshme dhe se këto që ai pretendon se janë zgjedhje janë një farsë, pasi minohet demokracia lokale. Sipas saj nuk e dimë sesi do të prezantohet në këto zgjedhje Rama.

Më pas ajo shtoi se Edi Rama duhet të ketë frikën e Vettingut. Ndërsa deklaroi se Gjykata Kushtetuese në kushtet kur ka një dekret të Presidentit, është i vetmi organ për të shqyrtuar çështjen.

Ajo tha se kur një dekret i Presidentit hyn në fletoren zyrtare ai është i detyrueshëm për t’u zbatuar nga të gjithë.

“Ajo që më habit mua sesi ka mundësi që katër vetë ngihen dhe zënë vendin e Gjykatës Kushtetuese. I drejtë apo i padrejtë ai vendim nuk i takon KQZ për ta shqyrtuar.

I kam kërkuar sot policisë së shtetit pas shantazheve dhe pas mobilizimit të padrejtë , sesi mundet një institucion të jetë në shërbim të njerëzve, të cënoj institucionin e Bashkisë së Shkodrës.  Kam kërkuar komunikimme prefektin dhe kam kërkuar vetëm zbatimin e ligjit.

E para duhet të ruajnë qetësinë . Dhuna është e patolerueshme dhe nuk ka vend për qasje të tillë. Shpresoj që Rama të reflektojë dhe të mos vazhdojë lojën e tij të sëmurë. Egoja e tij është të marrë 61 bashki. Ai duhet të largohet menjëherë. Unë nuk do të dalë nga zyra ime. Do të ketë përplasje fizike“, tha Ademi.

Artikulli paraprakKryemadhi: Largimin i Ramës është detyrim për të shpëtuar Shqipërinë nga kaosi!
Artikulli tjetërNoka në përgjime: Keshi shpërndante paratë me thasë, kush nuk pranonte kërcënohej