Vokshi: Rama kërkon të vendosë censurë shtetërore, AKEP të pezullojë urdhërin për Portalet

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Median, Albana Vokshi i ka kërkuar AKEP-it, pezullimin e menjëhershëm të urdhrit për regjistrimin e portaleve online.
Vokshi ka publikuar kërkesën e Grupit Parlamentar të PD drejtuar Ilir Zelës, kryetarit të AKEP-it, ku thuhet se, “urdhëri i datës 15 tetor i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për regjistrimin e portaleve online në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe publikimin e NIPT-it në faqet e tyre është në shkelje të hapur të kompetencave që i njeh ligji për komunikimet elektronike; në është shkelje flagrante të lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, të garantuara nga neni 22 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 10 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut”.
Si Kryetare e Komisionit Parlamentar për Median, shkruan Vokshi në vijim, i kam kërkuar zyrtarisht kryetarit të AKEP-it pezullimin e menjëhershëm të këtij urdhëri antikushtetues dhe antiligjor. Partia Demokratike mbetet e vendosur në mbrojtje të lirive dhe të drejtave themelore, siç është liria e shprehjes dhe e medias – përballë censurës shtetërore që do të instalojë Edi Rama”.

1 15

2 153 7

Artikulli paraprakSalianji: 57 udhëtimet e Ballës me trafikantin e drogës, Taos i merret goja
Artikulli tjetërPërse përgjumemi pas ushqimit?