Vokshi nxjerr shifrat: Po testohen pak të dyshuar. Nuk respektohet kërkesa e OBSH

Nga Albana VOKSHI

Organizata Botërore e Shëndetësise (OBSH) përsëriti thirrjen që Qeveritë të testojnë sa më shumë persona të dyshuar.

#testoni
#gjurmoni
#trajtoni
#izoloni

OBSH thotë se kjo është mënyra e vetme për të ulur trendin e frikshëm të përhapjes së virusit COVID 19 në vende të ndryshme të botës.

Fatkeqësisht, qeveria shqiptare nuk po i zbaton kërkesat e OBSH.

Cila është situata në Shqipëri?

Javën e fundit rastet e të prekurve janë rritur ndjeshëm por jo numri i testeve.

E enjte: 32 teste, 5 raste
E premte: 35 teste, 6 raste
E shtunë: 46 teste, 6 raste
E diel: 33 teste, 13 raste
E hënë: 45 teste, 15 raste
E martë: 74 teste, 19 raste
E mërkurë: 111 teste, 23 raste

Edi Rama po ndjek një taktikë të gabuar, duke kontribuar në përhapjen e virusit në një numër më të lartë qytetesh të vendit. Duke mos i testuar, duke mos i gjurmuar rastet e dyshuara, trajtimi dhe izolimi i virusit është bërë më i vështirë.

Pjesa më e madhe e personave të infektuar kanë shkuar në spital në gjendje kritike shëndetësore dhe në rrezik për jetën.

Ajo që e bën edhe më alarmuese situatën është shtimi i rasteve të personelit mjekësor dhe stafit mbështetës spitalor. Kjo rikthen vëmendjen tek shqetësimi ynë kryesor se personeli shëndetësor është shumë i pambrojtur përballë virusit tinzar dhe agresiv.

Në kushtet e rëndimit të situatës, ka ende #një mundësi për të ngadalësuar përhapjen e virusit e për të shpëtuar sa më shumë jetë: Qeveria të zbatojë në mënyrë rigoroze kërkesat e OBSH:

#test
#trace
#treat
#Isolate

22 4

Artikulli paraprakPerplasje e hapur mes diplomatit amerikan dhe atyre europianë për qeverinë “Kurti”
Artikulli tjetër“Mos bëj trimin dhe mos qesh, por sqaro qytetarët që nuk kanë bukë”, Fevziu degjeneron Arben Ahmetajn