Vokshi: Nxënësit dhe mësuesit të rrezikuar nga Covid-19, testi u bëhet vetëm prokurorëve të SPAK!

“Durrësi po rrezikon të kthehet në vatër shpërthimi të virusit COVID19 në shkolla”. Albana Vokshi: Nxënësit dhe mësuesit të rrezikuar, testim u bëhet prokurorëve të SPAK! A thua jeta e prokurorëve vlen më shumë se ajo e nxënësve e mësuesve??

Pse tek SPAK bëhet tamponi dhe në shkolla ku ka mësues me COVID-9 jo?

Në Durrës, në shumë shkolla, denoncohen raste mësuesish me COVID19 dhe mos marrja e masave të nevojshme në respektim të protokollit. Asnjë transparence, asnjë njoftim stafit mësimor apo prindërve.

Durrësi po rrezikon të kthehet në vatër shpërthimi të virusit COVID19. Në disa shkolla rezultojnë drejtues dhe mësues me COVID: mësues në gjimnazin “Gjergj Kastrioti”, dy drejtues në shkollën 9-vjeçare “Qemal Mici”, mësues në gjimnazin “Naim Frashëri”, mësues në shkollën 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë”, nëndrejtor në Gjimnazin “Leonik Tomeo” etj.

Ndërkohë asnjë masë e marrë për tamponin e stafit mësimor, stafit ndihmës apo nxënësve që kanë pasur kontakt apo mësim me mësuesit me COVID19.

A thua jeta e prokurorëve vlen më shumë se ajo e nxënësve e mësuesve??

Shëndeti dhe jeta e cdo mësuesi dhe cdo nxënësi është e shtrenjtë. Testim masiv serologjik dhe tampon për cdo mësues, sic edhe Kryetari i PD Z Basha ka kërkuar, është jetike dhe emergjencë!

Artikulli paraprakTabaku: Rama zhyti shqiptarët në mjerim dhe riciklon premtimet të pambajtura për ulje taksash. Oferta e PD zgjidh krizën në vend
Artikulli tjetërI jep fund jetës në paraburgim personi që tërhoqi qenin zvarrë me makinë