I jep fund jetës në paraburgim personi që tërhoqi qenin zvarrë me makinë

Vetëvritet 50-vjeçari, i arrestuar, pas akuzave se tërhoqëi qenin zvarrë në rrugë. Faik Përkoxha i ka dhënë fund jetës sot, në Peshkopi.

Ngjarja e rëndë, kur ai tërhoqi pas një makine qenin, dhe pas bërjes publike të ngjarjes, u procedua penalisht dhe u gjobit nga policia, ndodhi një javë më parë.

Ai u denoncua përmes imazheve dhe videove, teksa tërhiqte zvarrë qenin me makinën e tij.
Faik Përkoxha, 50-vjeç, baba i 5 fëmijëve, jetonte në Sukth. Ai ka vrarë sot veten në Peshkopi, në rrethana ende të paqarta.

Artikulli paraprakVokshi: Nxënësit dhe mësuesit të rrezikuar nga Covid-19, testi u bëhet vetëm prokurorëve të SPAK!
Artikulli tjetër3 nxënës të infektuar me Covid-19, mbyllet procesi mësimor në Gjirokastër