Vjen Ambasadori i ri i Prezencës së OSBE në Shqipëri

Vicenzo Del Monaco do të jetë kreu i ri i OSBE në Shqipëri.

Ambasadori italian do të zëvendësojë gjermanin Bernd Borchardt, që u largua nga Shqipëria pas disa skandalesh.

Lajmin për emërimin e ka bërë të ditur misioni italian në OSBE.

“Një urim për shumë fat ndaj ambasadorit Vincenzo Del Monaco. Italia ju uron sukses në detyrën e re, në përfitim të agjendës reformuese të qeverisë shqiptare dhe të popullit shqiptar”, thuhet në mesazh.

Ndërkohë vendi është aktualisht në mesin e një krize, për shkak të shkeljes së marrëveshjes nga ana e qeverisë për reformën zgjedhore.

Artikulli paraprakDhjetë ushqimet më të mira për tensionin e lartë të gjakut
Artikulli tjetërPijet energjike: ja arsyet pse janë shumë të dëmshme për shëndetin