Vjedhje në Ministrinë e Klosit/ Po sistemohen të gjitha dosjet me urgjencë për lejet e ndërtimit në zonat e mbrojtura 

Një punonjës i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit ka denoncuar korrupsionin që kryhet në këtë dikaster ku sipas tij, drejtori i Agjensisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura ka krijuar një skemë skandaloze abuzimi.
Denoncimin e këtij qytetari e ka bërë publik ish-kryeministri Berisha ku përmes një statusi në Facebook, ai shkruan se, drejtori i AKZM-së, i shkarkuar nga qeveria e mëparshme bën kërdinë me pëlqimin e ministrit Klosi.
Sipas qytetarit që bën këtë denoncim, po sistemohen të gjitha dosjet me urgjencë për lejet e ndërtimit në zonat e mbrojtura, për HEC-et dhe për gjithçka tjetër.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Vjedhje dhe korrupsion i papërmbajtur në Ministrinë e Mjedisit!
Drejtori i AKZM i shkarkuar nga qeveria e meparshme ben kerdine me pelqimin e ministrit.
Lexoni denoncimin e punonjesit dixhital. sb
Mirmbrema z.Berisha. Ju urojj gjithe te mirat! Jam nje punonjes ne Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit. Dhe njehere dua te bej nje denoncim per cfare po ndodh ne kete ministri. Ka nje paralizim te punes ne cdo drejtori dhe agjensi, mbi te gjitha korrupsioni eshte ulur kembekryq. Ministri eshte pothuajse inekzistent, auditi e asnje lloj kontrolli nuk ekziston me. Agjensia me e korruptuar eshte AKZM (agjensia kombetare e zonave te mbrojtura).

Drejtohet nga nje drejtues qe e fillon diten se ku do pije raki dhe cfare do vjedhe per kete dite. Qindra miljone leke te vjedhura, duke filluar nga investimet neper godinat e rretheve ne pronesi te AKZM, uniformat e punonjesve ,te bera ne cilesin skandaloze, tek seminaret, tek tendra te ndryshem per faunen, sherbimet fizike te automjeteve te kesaj agjensie, etj etj e duke perfunduar tek qindra e qindra miliona te tjera nepermjet INCA (shoqeria per ruajtjen e natyres), ki ka transferuar me qindra miliona. Zamir Dedej e ka bere kete skeme duke qene se vete Zamiri ka qene President i INCA. Ju lutem z.Berisha ngrini nje komision parlamentar per ta kontrolluar keto veprime dhe do shihni fytyren e vertete te “Rilindjes”! Per t’Ju bindur do ju dergoj dhe prova ne dokumenta per leket qe transferohen tek INCA. Po sistemohen te tera dosjet me urgjence, per lejet e ndertimit ne Zonat e Mbrojtura, per Hecet e per gjithcka. Gjithcka po ndodh keto dite me Zamir Dedein ne krye dhe nen miratimin e heshtjes te Blendi Klosit.

1 30

2 30

Artikulli paraprakTë gjithë larg kolerës/ Alpinisti që u ngjit në Everest refuzon ftesën e Ramës 
Artikulli tjetërNga vrasja te “4 Rrugët e Shijakut”, te prostitucioni, droga e blerja e votave, historia e Avdylajve të rekrutuar nga Rama