Vjedhje masive me faturat e ujit në Durrës, qytetarët denoncojnë tek Berisha

Një qytetar nga Durrësi ka denoncuar vjedhjet që bëhen me faturat e ujit të pijshëm. Qytetari I është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha ku i shkruan se, për muajn janar të këti viti më është faturuar 6900 m3 uij në një kohë që sahati shënon 9m3.
“Shikoni si gjobitet e vidhet qytetari pas vendosjes se tarifave te reja per uijn. Nga 9 m3 qe i shenon sahati i faturojne 6900 m3! Lexoni mesazhin e tij”, shkruan Berisha.
“Te uroj shendet zoti Berisha une jam nje pagus i rregullt i te gjitha llojeve te faturave e taksave ne qdo lloj qeverisje por jam nje simpatizant dhe antar i PD qe ne vitin 92 nje gje qe un nuk kam arsye ta fsheh .Persa i perket fatures se uijt per muajn janar te keti viti me esht faturuar 6900 m3 uij ne nje koh qe sahati shenon 9m3.
Fatura ne fillim te shkurtit ishte 3486000 dhe sot ka arrit 3840000 te vjetra kam shkuar ne zyra e ujsjellsit dhe nuk kam gjet zgjidhje pasi thon qe esht kaluar ne sistem kam takuar edhe nendrejtorin e durrsit po asnje zgjidhje. Familja ime perbehet prej tre antaresh dhe kjo fatur eshte sa gjysma e euijt te shpenzuar nga gjith njesia administrative kat ri Durres per nje muaj eshte e tmershme pasi faturat vin sipas bindjeve partiake. Te kerkoj falje per shqetsimin, por je i vetmi njeri qe me ke kthyer pergjigjen e mesazhit. Te pershendes perzemersisht dhe te oroj jet te gjat e shendet te mire. Me respekt Ded Ismaili kat. i ri Durres”, shkruan qytetari.

Artikulli paraprakShkodra në prag katastrofe nga përmbytjet, uji vërshon nëpër rrugë
Artikulli tjetër“Maskat ranë”, zyrtarë të rangut të lartë komplot për të mbrojtur Hillary Clinton nga paditë ndaj saj