Vjedhja e Konsullatës, Basha zbulon arsyen e vizitës së Ramës në New York

Të shumta kanë qenë akuzat që ka lëshuar kreu i PD, Lulzim Basha ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, gjatë takimit të sotëm në Durrës.
Basha u shpreh se kryeministri Rama mendon të bëjë edhe një tjetër vjedhje me ligj.
Sipas Bashës, Rama ka premtuar truallin e konsullatës tonë në New York, për kullë në këmbim të një minisipërfaqe edhe për zyrat e konsullatës.
“Rama kapet duke vjedhur me ligj dhe zhduket 5 ditë në New York, dhe atje po mendon të bëjë një tjetër vjedhje me ligj. Të vjedhë territorin e konsulatës në New York dhe të ndërtojë kullë”, u shpreh Basha.
Kujtojmë së tre ditë më parë kryeministri Rama është nisur drejt SHBA.
Ndërkohë vajza e shkrimtarit Ismail Kadare, Besiana Kadare, njëkohësisht Ambasadorja e Shqipërisë në OKB, ka postuar foto nga vizita e Ramës në New York.
Opozita do të ashpërsojë qëndrimet nga bandës në qeveri duke nisur nga nesër. Basha ka paralajmëruar fillimin e publikimit të fakteve skandaloze se si Rama po pastron paratë e drogës.
Në takimin e jashtëzakonshëm të opozitës parlamentare në Durrës, kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka dërguar disa paralajmërime, kryeministrit dhe qeverisë, se duke filluar që nesër do të publikojnë fakte skandaloze të lidhjeve të tyre kriminale me biznesin e lojërave të fatit dhe të gjitha aferat e tjera.
“PD do publikojë fakte tronditëse që tregojnë si Rama dhe Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të shtënë në dorë lojërat e fatit dhe për t’i përdorur për pastrimin e parave të pista të kokainës dhe heroinës dhe aferave korruptive”, tha kreu i PD-së Basha nga Durrësi.

Artikulli paraprakBasha përshëndet vendimin për heqjen e vizave: Votimi i PE është mbështetje e qartë për Kosovën
Artikulli tjetër“Dëmshpërblimi”, Tabaku: Paratë e ish-të përndjekurve po përdoren për koncesione tek familjet oligarke