Vizioni i ri i edukimit, koka, zemra dhe dora

Dr. Fatmir Terziu

Në të sotmen e shpejt-ndryshimeve, duhet patjetër të përqendrohemi në përgatitjen e fëmijëve për përballimin e të ardhmes. Dhe kjo kërkon “Republikën e Re” të Bashës

Nuk ka kohë më të përshtatshme të flasësh për këtë temë, se sa në këtë kohë të zgjedhjeve të përgjithshme elektorale. Është koha kur është parashtruar termi “Republika e Re” nga lideri i opozitës së sotme shqiptare, Lulzim Basha, ndaj mirëkuptimi i thelbit të saj kërkon të ngrejmë çështjen për një vizion të ri radikal të edukimit, të mjaftpërfshirë, edukim të vazhdueshëm, të zgjeruar e të përqendruar, që arrin të kërkuarat dhe të duhurat e kësaj kohe kaq delikate. Ne jetojmë në moshën e mundësive të reja ekstraordinare, me një rritje të numrit të madhe të pakuptueshmërive, pasigurive, pavlerave, me një zgjerim të masës së informimit dhe të rasteve në rritje të dilemave morale të turbulluara nga faktorë të së shkuarës dhe të së tashmes problematike. Ndërsa vazhdon të mbetet një pasiguri e madhe rreth të ardhmes, llojeve të njohurive, aftësive dhe atributeve, që janë duke u bërë një mur gjigant kuptohen qartë arsyet e këtij vizioni të ri të edukimit.
Letërsia dhe aritmetika, këto forma bazike, të domosdoshme, akoma dominojnë mbi të gjitha. Ekspertiza në matematikë, shkencë dhe sidomos në shkencën kompjuterike, po bëhet një çmim i madh. Komunikimi dhe aftësitë personale, problemzgjidhjet dhe idetë e gjeneratave, bashkëpunimi dhe lidhjet ndërprofesionale, analizat dhe sintezat, puna krijuese dhe përkushtimi, po bëhen etje për punëdhënësit më shumë se rutina e testimeve dhe provimeve në kohën e tyre për një nxënës që lëshon një nivel arsimor apo dhe për një student në shkallën e tij të kualifikimit. Megjithatë më e rëndësishmja, këtu vazhdon të mbetet një domosdoshmëri për brezin e ri që qaset në itinerarin nga bankat e shkollave dhe auditoret e universiteteve në botën e predispozuar integruese, pra të bëhet palë e saj, të jetë i përgatitur se si të pyesë, konkurrojë, të bëjë logjikë dhe sens për çfarë është reale dhe për çfarë është e improvizuar, false, të ketë një njohuri rreth-ndjesore (kompas-lëvizës) të ndjeshme morale në situatat e kompleksiviteteve të mëdha dhe të vetë ambiguitetit (për të qenë i hapur për një ose më shumë interretime).
Atëherë çfarë është domosdoshmëri përgjigjëse tek të gjitha këto që nisin në mjedisin arsim-edukues shqiptar dhe transferohen deri në brezin e fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë në emigrim? Diversiteti në rritje, që është në problematikën e tij, ka prodhuar potencialin (nëse nuk është gjithnjë real) për inovacion me mjaft variacione të debatueshme deri më sot. Por akumulimi katërvjeçar i një sistemi arsimor të shkrafanjitur në një “pozë” reforme të ndërtuar si sistem propagande të tipit “copy and paste” nga sistemet më në zë, ku dihet se mjaft të rinj kanë lënë ëndrrat e edukimit, kanë lënë shkollat dhe kanë emigruar, duke u ndjerë pa perspektivë e të braktisur, është ajo që kërkon ndalesë profesionale, jo thjesht politikë, jo sistem arsimor për sistem anësor “copy and paste”, jo vetëm fjalime dhe premtime. Është bërë kështu me dashje, ose pa dashje të besojmë se sa më shumë provime dhe teste me kualitet e vështirësi të lartë të bëhen, është rruga që të shpie tek një sistem më i mirë i edukimit. Patjetër, kjo është një udhë, që ka një vlerë, atë që ta jep nota e provimit. Të gjitha pas notave, koha dhe energjia, vlera dhe aftësia, talenti dhe vënia në jetë e tij, janë shkrirë në skenarin e shkruar të një ligji të dështuar arsimor, të një loje të heshtur të testimit të provimit, kur në fakt është harruar kursi dhe rrugëtimi jetik i fëmijës, dhe është shpërfillur metoda jetike e rrugëtimit me të duhurën jetike të sistemit të aftësimit, për të krijuar fëmijën e së gjithës, fëmijën e së ardhmes.

Rritja e “fëmijës së të gjithës”

Ndryshimet e sforcuara të kohëve të fundit kanë krijuar mendimin se provimet kanë në mjaft çështje, ndoshta dhe dyfishin e problemeve të krijuara dhe të trashëguara, me një problematikë të re në vetë kohën e pallogaritur. Rezultatet janë se kështu në këtë pikë është vetëm sipërfaqja e edukimit, mësimdhënies, pa menduar atë që është në brendësi të mirëkuptimit të koncepteve të rëndësishme. Tani shihet qartë se dështimet me sisteme dhe ligje të arnuara, kanë krijuar dhoma të vogla për një kurrikulë kaq të madhe e të domosdoshme në mjaft shkallë shumë jetike, e patestuar, më saktë kurrikula është shtrydhur jashtë frutit. Duhet sqaruar më thjesht, se kurrikula është dokumenti jetik i testimit, provimit. Drejtoritë arsimore, drejtoritë e kurrikulave dhe instanca të tjera, dikur jetike për trokitjet në dyert e shkollave për mbarëvajtjen e tyre, tani janë bërë forca paralele me zyrat e kuadrit të kohëve të tjera, pa plan inovacioni, pasi shkollat mbeten të lodhura për të bërë rezultat dhe ende janë të detyruara të shohin përtej supeve të këtyre zyrave dhe hamendësuar për ekzistencë dhe se për çfarë ata mendojnë, se për çfarë ata mund të kontrollojnë e të kërkojnë prej shkollave.
Duhet thënë se ekziston një sistem njëdimensional në këtë botë shumëdimensionale dhe pse pretendohet ndryshe, por që në fakt është i njëjti me një derivat të kursuar si “privat” dhe “publik”. Ndaj koha kërkon këtë kurs tjetër, që paraqet një edukim që mbështet rritjen e së tërës, e asaj që quhet “fëmija e së tërës” me një kuptim të thellë britanik të shtjedhuar si: koka, zemra dhe dora. Pra, të një fëmije që është i aftë të përdorë të tërën e tij fizike dhe mendore. Le ta shtjellojmë më poshtë sipas detajeve:
Së pari, për këtë duhet të gatuajmë një edukim akademik (koka), që i jep popullit njohuri të thellë për konceptet kyçe dhe rrugët e mendimit në matematikë, shkencë, dizajn, ashtu sikurse në histori e kulturë. Njohuria që udhëheq në më të mirën që është thënë, por nuk është projektuar e zbatuar nga e shkuara, ashtu sikurse kritiku kulturor i edukimit Mathew Arnold e ka mbrojtur, por kjo e rëndësishme është gdhendur e këndëzuar dhe duhet të aplikohet tek domosdoshmëria e të sotmes dhe në vlerë të së nesërmes: fuqizimin e njohurisë, por jo vetëm njohurisë së të fuqishmëve.
Së dyti, na duhet karakter edukimi (zemra), që paraqet eksperiencat dhe situatat për nxënësit që të jenë të aftë për të zhvilluar një rrjet të sigurtë të formave më të avancuara etike, karakter të mirëqendrueshëm, të besueshëm dhe të aftë në debat, të mirësjellshëm dhe tolerant, mendjehapur dhe të gatshëm për jetën e re, “Republikën e Re”.
E fundit, terminologjia perëndimore e fushës së edukimit “e bëj” (dora) mes mësimdhënies qasht zedhshëm kreativitetin dhe zgjidhjen e problemit, i jep të rinjve shansin të jenë të denjë në kërkesë dhe ofertë, të kuptojnë mendimin për dizajnimin dhe të aplikojnë njohuri dhe koncepte të kuptueshme tek situatat e reja. Kjo është më e kuptueshme kur të angazhuarit, nxënës, maturantë dhe studentë, të jenë të mundësuar të prodhojnë punë nëpërmjet duarve dhe që është një punë me një vlerë të arsyeshme, përtej asaj që merret në tekstet dhe klasat e auditoret e shkollave dhe universiteteve.
Që të arrihet ky edukim shumëdimensional, tashmë i piketuar mbi terminologjinë “Republikë e Re” e liderit demokrat Basha, kërkohen ndryshime thelbësore në rrugën që shkollat po ecin: një revolucion në planifikim të kurrikulës, kohaplanifikim më efikas, rolin e mësuesit, ndoshta më shumë se kaq, sjellja dhe qëndrimi ndaj të rinjve. Si moto duhet të jetë ftilluesja e kësaj rruge: përpjekje për të ridimensionuar të folurën, oratorinë, me të njëjtin status të të shkruarit dhe të të lexuarit, ringjalljen efikase të eksperiencës mes punës dhe praktikës, kështu që nxënësit e të gjitha niveleve do të krijojnë ngadalë e përditë më shumë kuptime jetike për vetë jetën në një mundësi të re, qoftë dhe në një gjysmë ditë të javës mësimore, qasjen dhe inkurajimin me punën më të bukur, deri në instanca të tjera dhe në ato mediatike, përtej klasës së shkollës, këndeve të saj, përdorimin e njohurive mes objektit në klasë, përdorimin e subjektit të njohurisë për të zgjidhur probleme dhe më ndjeshëm, aplikimin e kuptimeve matematikore në lidhje e mundësi të thjeshta për ndryshime ambientore lokale. Duke ndihmuar me mendime të lira dhe demokratike për sheshe, rrugë, hapësira apo dhe kënde të lira etj.

Mësuesit më të lirë

Asnjëra nga sa theksuam më sipër, është e realizueshme, nëse ne nuk mendojmë përsëri atë se çfarë do të thotë të jesh mësues në “Republikën e Re” të Luzim Bashës. Një edukim për kokën, zemrën dhe duart kërkon një lloj tjetër të mësuesit. Edhe pse tek mësuesit mjaft “reforma” kanë shkelur me dritëhije, dimensionin e tyre nuk duhet të jetë thjesht një itinerar nga hapja e shkollës deri tek mbyllja e ditës së provimeve apo dhe deri tek mbyllja e amzës dhe dëftesave. Mësuesit nuk duhet të jenë një fabrikë provimi, pas duhet të jenë vizioni i mësimdhënies si intelektualë të kualifikuar, kërkues për veten, kompleks dhe të ndjeshëm në profesionin që e dinë dhe që duhet ta duan për më tepër se sa e dinë.
Në kuptimin figurativ, nuk duhet kirurgji plastike për edukimin dhe mësimdhënësin, por operacion jo i njëjtë për diagnoza të ndryshme, jo të njëjta, pasi e thënë qartë, e reja kërkon kërkim të thellë dhe në të tjera dimensione, në të tjerat që vijnë përditë falë teknologjisë dhe arritjeve globale. Nuk duhet as berber të bëjë të njëjta modele flokësh, por koka që duhen përtej flokëve. Dhe në këtë lëvizje të shpallur të “Republikës së Re” dhe ato pak zëra të rëndësishëm duhet të flasin më shumë, jo për receta dogmatike, standarde e të pakuptimshme, por për çështje të kërkesës imediate, situatës së sotme.
Të njëjtit njerëz shpesh “shkarravisin” me të njëjtën teknologji, sepse kujtojnë se bëjnë më tepër se duhet dhe pa dashje ikin prapa në kohë, kur bëjnë kritizerin e domosdoshmërisë jetike, edukimit. Ky është rrugëtim i ri me mentalitet të vjetër për të kondensuar tempin e tyre të ngeljes në vend dhe pse mbajnë grada të shumta, por që janë dhe kanë mbetur mjaft larg situatës, problemit dhe kuptimit të filozofisë së “Republikës së Re”. Më saktë rruga e shkurtër që të shpie gjatë e gjatë duhet lënë në ato pak dosje, ato pak stile reformatore tashmë pa rezultat.
Mësimdhënësit e mëdhenj, ashtu sikurse vetë liderët e mëdhenj, kanë repertorin e vet, një mjet për arritjet, që nga leksionet e seminaret sokratike, që nga seksionet filozofike deri tek udha që propozojmë për efikasitetin e “Republikës së Re” me këtë preambul: koka, zemra, dora. Ndaj e ritheksojmë se nuk ka kohë më të mirë se sa koha e zgjedhjeve të tashme me qëllim që ta bëjmë këtë faktor për më shumë efikasitet, për më shumë angazhim, një sistem edukimi më jetik, më shpresëdhënës, ku mësuesit ndjehen të besueshëm dhe inovacioni është dhe bëhet pjesë e moshës së të gjithëve, pjesë e moshës sonë.

Artikulli paraprakPërse duhet të shuhen hatërmbetjet
Artikulli tjetërBasha nga Gjirokastra: Republika e vjetër do shembet