Virtus “hedh sytë” nga Migjen Basha

E ardhmja e Migjen Bashës mund të jetë sërish në Serinë B të futbollit italian. Për mesfushorin e kombëtares shqiptare interesohen disa ekipe, ku së fundmi ka dalë në skenë emri i Virtus Entellas, skuadër që e mbylli kampionatin sezonin e kaluar në vendin e nëntë një pozicion poshtë zonës play-off. Drejtuesit e kësaj skuadra janë në kërkim të një mesfushori me cilësi në organizimin e lojës, profil të cilit i përshtatet futbollisti kuqezi. Sigurisht që për ta bindur 29-vjeçarin drejtori sportiv i Virtus Entellas, Superbin, duhet të bëjë ofertën e duhur financiare.
Basha nuk do ta kishte problem përshtatjen te ky ekip, pasi e njeh mirë Serinë B, ku gjatë pjesës së dytë të sezonit të kaluar mbrojti ngjyrat e Comos, por pa mundur ta shmangte rënien nga kategoria. Gjithashtu, pjesëmarrja e Shqipërisë në Euro 2016, është një tjetër bonus për Bashën për të siguruar një tjetër kontratë në futbollin elitar.

Artikulli paraprakFormacioni më i shtrenjtë i historisë
Artikulli tjetërReali harron të shpenzojë