Viktima e 6 nga Covid-19, paralajmërimi i mjekut: Ndërgjegjësohuni, përndryshe do të mbërrijmë në një ditë që…

Në mesnatë u njoftua zyrtarisht viktima e gjashtë nga koronavirusi në Shqipëri teksa mjeku i njohur, Tritan Kalo ka publikuar disa foto të njerëzve që janë grumbulluar në afërsi të Spitalit Infektiv.

Kalo shkruan se ata qëndrojnë 70-80 metra larg Infektimit ndërsa bën apel që të tregojnë më shumë kujdes e përgjegjshmëri për jetët e tyre dhe të tjerëve.

“NDËRGJEGJËSOHUNI sa ende jemi larg kësaj sprove….Në të kundërt do të mbërrijmë në një ditë, që askush nuk do mundet t’ju vijë në ndihmë….”, shkruan ndër të tjera mjeku.

Reagimi i plotë

Njësia Administrative nr. 2 e nr. 3, Tiranë….25 Mars 2020, ora 12:45….Në vijë ajrore vetëm 70-80 metra e ndajnë këtë grumbullim njerzish, nga dhjetra vëllezër e motra të tyre të hospitalizuar në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive të QSUT “Nënë Tereza”, për Covid-19….

Ju lutem, MË shumë RESPEKT, më shumë DASHURI e më shumë VLERËSIM për jetët tuaja…..Me këtë mënyrë të papërgjegjëshme sjelljeje, do t’i shtoni rrezikun vetes suaj që të sëmureni nga Sars-Cov2/Covid 19….KAPACITETET në burime njerzore dhe në infrastrukturën e shtrimeve spitalore kanë një kufi, ato NUK janë të pakufijëshme kudo në Botë, përfshirë edhe Shqipërinë….

NDËRGJEGJËSOHUNI sa ende jemi larg kësaj sprove….Në të kundërt do të mbrijmë në një ditë, që askush nuk do mundet tju vijë në ndihmë….

Së paku dëgjoni e shihni se çfarë po ndodh aktualisht në Itali, në Spanjë e gjetkë….A ka Polici Bashkiake të pranishme në këto Njësi vendore???….JEMI të GATSHËM tju ndihmojmë në çdo moment, POR mos i shtyni kufijtë e mundësive të ndihmesës ndaj jush në honet e pamundësisë……..Ju LUTEM!!!!

Artikulli paraprakOBSH rekomandon marrjen e 6 masave konkrete nga qeveritë, njëra prej tyre shtimi i testimeve
Artikulli tjetërSi Japonia ia ka dalë të ketë një numër të ulët me Covid? Flet ambasadori: Nuk ka izolim të vendit…