OBSH rekomandon marrjen e 6 masave konkrete nga qeveritë, njëra prej tyre shtimi i testimeve

Drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus u shpreh se, vendet që kanë ndërmarrë politika kufizuese për qytetarët e tyre kanë krijuar një hapsirë që i jep kohë për veprim dhe kjo hapsirë duhet përdorur.

Sipas tij, ekzistojnë gjashtë veprime kryesore që ai rekomandon e ku përfshihen vendosja në dispozicion e fuqisë punëtore, gjetja e çdo rasti të dyshuar, rritja e testimeve etj.

“Ekzistojnë gjashtë veprime kryesore që ne rekomandojmë. Së pari, zgjeroni, trajnoni dhe vendosni në dispozicion të gjithë fuqinë punëtore të kujdesit shëndetësor dhe shëndetit public.

Së dyti, zbatoni një sistem për të gjetur çdo rast të dyshuar në nivel e komuniteti; Së treti, rritni prodhimin, kapacitetin dhe disponueshmërinë e testeve.

Së katërti, identifikoni, adaptoni dhe pajisni infrastukturën që do të përdorni për të trajtuar dhe izoluar pacientët; Së pesti, zhvilloni një plan dhe proces të qartë për të karantinuar kontaktet; Dhe e gjashta, përqendroni të gjithë qeverinë në shtypjen dhe kontrollin e COVID-19. Këto masa janë mënyra më e mirë për të shtypur dhe ndaluar transmetimin, në mënyrë që kur të hiqen kufizimet, virusi mos të rishfaqet”, tha kreu i OBSH-së.

Artikulli paraprak4 mjekëve me Covid-19 nuk ju bëjnë teste, reagon Berisha: Qëndrim i papërgjegjshëm dhe kriminal
Artikulli tjetërViktima e 6 nga Covid-19, paralajmërimi i mjekut: Ndërgjegjësohuni, përndryshe do të mbërrijmë në një ditë që…