Videoja e një gazetari që po fliste për koronavirusin bën namin në rrjetet sociale, ja arsyeja

Gazetari spanjoll Alfonso Merlos është turpëruar pasi një video e tij, ku ai po fliste për krizën e koronavirusit, ka bërë nam në rrjetet sociale, por jo për arsyet që ai do të donte e as për mendimet e tij në gjendjen aktuale.

Videoja e tij bëri xhiro në gjithë internetin në fundjavë për shkak të një gruaje të zhveshur, e cila shihet duke kaluar pranë në sfond.

Kjo grua nuk ishte Marta Lopez, e dashura e Merlos, me të cilën ai është në lidhje që prej fundvitit.

Ishte një grua tjetër, e quajtur Alexia Rivas.

“Unë jam i fortë dhe jam mirë dhe nuk dua ta bëj asnjë deklaratë”, tha Merlos i pyetur për skandalin.

“Po thuhen gjëra që nuk janë të vërteta”, shtoi ai.

Artikulli paraprakEdhe ngjyra e urinës mund të tregojë infeksionin me Covid-19
Artikulli tjetërFanella e Maradonës shitet, të hollat shkojnë për luftimin e koronavirusit