Fanella e Maradonës shitet, të hollat shkojnë për luftimin e koronavirusit

Fanella e legjendës argjentinase me numër 10, Diego Armando Maradonës, është shitur për 55 mijë euro me qëllim për të ndihmuar në luftimin e pandemisë koronavirus në Napoli.

Ish-mbrojtësit e Italisë, Ciro Ferrara dhe Favbio Canavaro e hapen një fondacion për të grumbulluar para për qytetin e lindjes së tyre, veçanërisht gjatë këtij momenti të vështirë ekonomik për Italinë.

Ata kanë njoftuar se, në një ankand online, fanella e Maradonës me Kombëtaren e Argjentinës – të cilën fituesi i Kupës së Botës ia kishte dhuruar Ferraras kur ata ishin bashkëlojtarë në Napoli – është shitur për 55 mijë euro.

“Ne e fituam një ndeshje tjetër, për Napolin dhe për napolitanët tanë të dashur”, shkroi Maradona në Facebook.

“Mbase kjo është ndeshja më e rëndësishme që e kemi fituar dhe e fituam së bashku, të bashkuar në mënyrën siç ishim gjithmonë. Faleminderit Ciro, sepse më keni lejuar përsëri të ndihem pjesë e njerëzve të mrekullueshëm”, shtoi ai.

Artikulli paraprakVideoja e një gazetari që po fliste për koronavirusin bën namin në rrjetet sociale, ja arsyeja
Artikulli tjetërKoronavirusi është armë biologjike, fakte dhe reagime