Video/ Zhupa publikon faktet: Ja si mashtroi Veliaj për Teatrin Kombëtar

Zëdhënënsja e PD, Ina Zhupa e ka faktuar me zë dhe me figurë një ndër mashtrimet e kryebashkiakut të Tiranës për Teatrin Kombëtar.

Në video, Veliaj shprehet se: “E verifikuam sërish për herë të dytë dhe insituti i ndërtimit sërish tha kjo ndërtesë është e rrezikshme”.

Por kjo deklaratë bie në kundërshti me drejtuesin e atij instituti i cili shprehet se: “Me ndërrimin e pronësisë Bashkia e Tiranës ka kërkuar që neve ta interpretojmë dhe ta shikojmë sesi është gjendja e TK. Ne nuk e kemi parë të arsyeshme që neve të vemë ta shikojmë, pasi aty nuk është bërë asnjë lëvizje që të jetë degraduar më shumë në konkluzionet e nxjerra në vitin 2018, janë po ato konkluzione që kanë dalë në raportin sot”.

Kjo vërteton se nuk është bërë asnjë inspektim i dytë. Sias Zhupës, u hap sheshi për ndërtimin e kullave nga pas që teatri iu prishte punë.

Reagimi i plotë

Asnje inspektim i dyte nuk eshte bere, kryebetonieri Veliaj vazhdon genjeshtrat per krimin me Teatrin Kombetar!

Doli kudo bashke me Maznikun e hoteleve me Fushen, dhe thane qe ajo godine sipas nje inspektimi te dyte do binte nga dita ne dite dhe ndaj e prishen naten kunder cdo gjeje ligjore.

Vete drejtuesi i atij instituti politik Agron Hysenlliu e pranon ne lidhje telefonike me TVT qe eshte vetem raporti pacavure i 2018 kane bere me inspektimin. Por ky “raport” u hodh poshte nga termetet, edhe sidomos nga ai i 26 nentorit ku teatri nuk pesoi asgje!

Naten, me gaz, me polici, pa ligj po hapnin sheshin e ndertimit per kullat nga pas qe teatri i prishte pune BANDES se KULLAVE te PASTRIMIT te PARAVE te PISTA.

Asnje inspektim i dyte nuk eshte bere, kryebetonieri Veliaj vazhdon genjeshtrat per krimin me Teatrin Kombetar!Doli kudo bashke me Maznikun e hoteleve me Fushen, dhe thane qe ajo godine sipas nje inspektimi te dyte do binte nga dita ne dite dhe ndaj e prishen naten kunder cdo gjeje ligjore. Vete drejtuesi i atij instituti politik Agron Hysenlliu e pranon ne lidhje telefonike me TVT qe eshte vetem raporti pacavure i 2018 kane bere me inspektimin. Por ky “raport” u hodh poshte nga termetet, edhe sidomos nga ai i 26 nentorit ku teatri nuk pesoi asgje! Naten, me gaz, me polici, pa ligj po hapnin sheshin e ndertimit per kullat nga pas qe teatri i prishte pune BANDES se KULLAVE te PASTRIMIT te PARAVE te PISTA.

Gepostet von Ina K. Zhupa am Dienstag, 19. Mai 2020

Artikulli paraprak“Europa Nostra” letër ministres së Kulturës në BE: Dënoni shembjen brutale të Teatrit Kombëar!
Artikulli tjetërNuk do jetë e largët dita kur do të thërrasim “Heil Rama”, por do jetë shumë vonë