Video/ “Rama gënjeu për çmimin e karburantit”, Jorida Tabaku: Çmimet si në Suedi, jetesa si në Afrikë

Në 7 vjet, të gjitha çmimet u rritën, por rritja e çmimit të karburanteve është ndër aktet më të padrejta të Edi Ramës në kurriz të qytetarëve.

Ai erdhi në pushtet me premtimin e uljes së çmimit, por e rriti taksën sapo mori drejtimin e qeverisë. Sot ne paguajnë gati me të njëjtin çmim si Suedia dhe Hong Kongu, dy nga vendet më të pasura në botë.

Në çdo litër karburant, qytetarët paguajnë 240 lekë më shumë për shkak të taksës “Rama”.

Zinxhiri i rritjes së çmimeve ndalon tek xhepi i konsumtatorit. Të gjithë e dime se këto 7 vjet kostoja e jetesës vetëm rritet.

🇦🇱 E vetmja mundësi për të shpëtuar ekonominë tonë është largimi i Ramës. Vendit i duhet ndryshim dhe këtë do ta bëjë Partia Demokratike!

Artikulli paraprak“Bashkia e Tiranës me taksat më të larta në vend”, PD: Ja llogaria si Erion Veliaj do t’u marrë më shumë para bizneseve dhe qytetarëve
Artikulli tjetërVideo/ Shqipëria në listën e zezë të e OKB-së për drogën, Alibeaj: Aleanca e Edi Ramës me krimin dhe trafikantët e drogës mban peng të ardhmen europiane