Video/ Përmbytjet në Shkodër, reagon Helidon Bushati: Përgjegjësia e qeverisë! Duhen marrë masa të menjëhershme!

Drejtuesi politik i Partisë Demokraike për Qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati ka reaguar pas situatës shumë të rëndë krijuar në zonën e Shkodrës nga reshjet dhe nga mos reagimi dhe përgjegjësia e qeverisë.

Bushati shkruan në reagimin e tij se, situata është emergjente dhe duhen marrë masa të menjëhershme!

Postimi i plotë i Bushatit në Facebook

BANORËT E NËNSHKODRËS NË MËSHIRË TË MOTIT!

Mëngjesin e sotëm ishte tejet i vështirë kalimi në zonën e Nënshkodrës, për shkak të intesitetit të reshjeve gjatë natës.

Në një kohë që Instituti i Gjeoshkencës, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit ka dhënë paralajmërimin për një përkeqësim të mundshëm të situatës hidrometeorologjike në vend, banorët e Nënshkodres po ndeshen me keqmenaxhimin dhe mungesën e reagimit të institucioneve përgjegjëse në këtë situatë tejet problematike.

Mijëra hektarë tokë janë përmbytur ndërsa rrezikohen edhe shumë banesa.

Situata është emergjente!

Duhen marrë masa të menjëhershme!

Kjo problematikë nuk është e re dhe e panjohur, këto zona ndër vite kanë vuajtur mungesën e menaxhimeve, ndërsa ndërhyrjet kan qënë vetëm për fasadë.

1111

2 12

Artikulli paraprakPërmbytje nga Vlora në Shkodër, Krujë e Lezhë! Në Veri dhjetëra fshatra të izoluar dhe pa energji elektrike
Artikulli tjetërÇfarë paralajmëron Nasip-fushata?