Përmbytje nga Vlora në Shkodër, Krujë e Lezhë! Në Veri dhjetëra fshatra të izoluar dhe pa energji elektrike

Reshjet e rëna gjatë 24 orëve të fundit kanë sjellë probleme të shumta. I gjithë vendi është përfshirë nga reshjet e shiut duke shkaktuar përmbytje dhe dëme të mëdha. Bëhet e ditur se lumenjtë kanë dalë nga shtretërit dhe si pasojë dhjetëra banesa gjenden nën ujë.

Situata paraqitet teopër e rëndë në Vlorë, ku niveli i Vjosës ka shkuar në kuotat mbi 6.3 metër mbi nivelin e detit duke përmbytur një pjesë të pazarit pranë urës së Mifolit. Nëse reshjet vijojnë me intesitet në zonat e Përmetit dhe Gjirokastrës atëherë do të kemi një rrezik për përmbytje. Si pasojë e reshjeve të rëna në ditët e fundit, dhe vetë lagjet në brendësi të qytetit të Vlorës patën dje përmbytje ku niveli i ujit arrinte deri në gjysëm metri në disa zona.

Situata paraqitet e rënduar dhe në qarkun e Shkodrës, ku ka pasur rritje të nivelit të ujit, për shkak të shkarkimeve nga lumenjtë Drini e Buna. Hidrometri në Lumin Buna tregon rritjen e nivelit në 5.80cm. Rruga e Obotit është e pakalueshme për shkak të lartësise së ujit 60 cm. Në fshatin Shirq në vendin e quajtur Urrela dhe Mushan uji ka përmbytur 489 ha tokë. Bashkia Shkodër kërkon pajisjen e mjeteve të ushtrisë për lundrimin dhe krijimin e aksesit per banorët e Obotit.

Në Durrës rrjeti i kanalizimeve ka mundur që të përballojë sasinë e madhe të reshjeve, dhe në disa pika kyçe të qytetit nuk ka pasur përmbytj. Megjithatë problematike mbetet zona e shëtitores së re “Taulantia” dhe rrugës përballë saj, rruga e Currilave, që ashtu sikundër FaxNeës raportoi mbrëmjen e djeshme, niveli i ujit është rritur ndjeshem. E përmbytur është gjithashtu edhe një pjesë e njërit aks të rrugës kryesore të lagjes nr.14 pranë Gjykatës së Apelit. Deri me tani situata është nën kontroll.

Situatë e rëndë edhe në Krujë, ku rreth 100 hektarë tokë janë pëmbytur në fshatrat Murqin e Bilaj të njësisë administrative të Bubqit. Një rrugë e këtij fshati është e bllokuar nga uji. Ndërkohë që rreth 15 shtëpi janë në rrezik për t’u mbytur për shkak se po u afrohet uji. Në Thumanë ndodhen nën ujë rreth 50 hektarë tokë.

Edhe në Lezhë shiu ka sjellë probleme në bllokun e banimit ’11 janari’ të lagjes ‘Besëlidhja’. Vërshimi i ujit thuajse ka përmbytur totalisht këtë zonë duke bllokuar hyrjet e pallateve e sjell probleme në lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve.Reshjet e shiut kanë sjellë probleme edhe në Kallmet të Lezhës, ku kanali i ujërave të larta ka dalë nga shtrati duke përmbytur disa hektarë tokë bujqësore.

Sa i takon qarkut të Gjirokastrës, bëhet e ditur se, ka dalë nga shtrati përroi i Aznakut, ndërkohë që prurje të mëdha ka pasur dhe nga lumi Drino, dhe vështirësohet qarkullimi në zonën e Lunxhërëisë. Sa i takon qarkullimit në akset rrugore, ato mbeten të hapura sipas

Njoftimi i ARRSH mbi gjendjen e akseve kombëtare

Gjatë natës ka pasur reshje bore në veri të vendit, si në Dedaj-Razëm, Bajram Curri-Valbonë, grupet e punës kanë qenë në terren, rruga është e hapur dhe qarkullimi vazhdon pa problem.

Në segmentin Fushë Arrëz-Kukës dhe Kalimash-Fushë Dukagjin, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ka pasur rënie gurësh në trup të rrugës, është ndërhyrë menjëherë nga kompania e mirëmbajtjes dhe po punohet akoma qarkullimi vazhdon normalisht.

Në rajonin jugor ka pasur reshje shiu me intesitet mesatar, si pasojë ka sjellëe rënie gurësh në aksin Berat-Çorovodë dhe Patos-Ballsh, është nderhyre menjeherë për pastrimin e rrugëve pa krijuar probleme në qarkullim.

Në segmentin Qukës-Pishkash ka prurje të aluvioneve vazhdimisht. Po punohet për pastrimin e plotë të rrugës me mjete e punëtorë. Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

arrsh

Artikulli paraprakFaqja pare
Artikulli tjetërVideo/ Përmbytjet në Shkodër, reagon Helidon Bushati: Përgjegjësia e qeverisë! Duhen marrë masa të menjëhershme!