Video/ Metaliaj: Tre javë nga tërmeti, qeveria nuk ka marrë asnjë masë konkrete për familjet e dëmtuara

Ish-deputetja e PD, Lindita Metaliaj ishte sot pranë banorëve të dëmtuar rëndë nga tërmeti në Lezhë. Metaliaj shkruan në një postim në Facebook se, ndonëse kanë kaluar tre javë nga tërmeti dhe qeveria nuk ka marrë asnjë masë konkrete për familjet e dëmtuara.

Banori i paralizuar dëshmon se shteti nuk po i mundëson atij dhe familjes me tre fëmijë ilaçet, trajtimin mjekësor dhe një strehë të sigurt.

Postimi i plotë

Fatkeqesia natyrore eshte kthyer ne fatkeqesi shteterore!
U takova me banoret e prekur nga termeti i 26 nentorit, ne fshatrat e njesise administrative Zejmen.

Ne Pllane familja e Valentin Vukes, kryefamiljari i paralizuar me banesen me demtime te renda e klasifikuar e pabanueshme, prej tre javesh ndodhet ne nje çader verore, me gruan dhe tre femijet, ku çfare fryn jashte futet brenda ne temperaturat e uleta dhe eren e forte qe karakterizon Lezhen.Valentini i paralizuar ka nevoje per asistence mjekesore dhe ilaçe, sherbime te cilat nuk mund te jepen ne çader.

Kane kaluar tre jave nga termeti dhe qeveria e deshtimit dhe propagandes nuk ka marre asnje mase konkrete per keto familje,duke renduar keshtu edhe me tej pasojat ekonomike dhe sociale.

Eshte e pameshirshme dhe kriminale qe qytetaret e semure te jetojne ende ne çadra, pa asnje perkrahje dhe te mos preken 150 milione dollare te koncesioneve per 10 oligarket.
Kjo eshte fytyra e vertete e qeverise se hajduterise dhe mashtruesit te surrelit.

Gepostet von Lindita Metaliaj am Mittwoch, 18. Dezember 2019

Artikulli paraprakZëri i Amerikës transmeton direkt protestën e gazetarëve para Kuvendit
Artikulli tjetërAmbasadori austriak kundër Ramës për projektligjin e censurës në media