Video/ Lezha përmbytet nga shiu, ish-deputetja: Izolim total në orët e para të mëngjesit!

Qyteti i Lezhës është përmbytur sot nga reshjet e shiut. Ish-deputetja e PD, Lindita Metliaj shkruan në një reagim në faqen e saj sociale, Facebook se, lagjja “Beselidhja” noton nën ujë si paosjë e shiut, ndërsa banorët kanë mbetur të izoluar në banesa.

Shumë biznese nuk i hapen qepenat, ndërsa prindërit i morën fëmijet në shpinë për t’i dërguar në shkollë.

“Këto pamje nuk janë në Venecia, por në lagjen “Besëlidhja” në qendër të qytetit të Lezhës! Katet e para të pallateve, lokaleve dhe dyqaneve janë nën pushtetin e ujit. E pamundur për fëmijët e kopshteve, nxënësit e shkollave dhe për qytetarët dalja nga banesat e tyre.

Izolim total në orët e para të mëngjesit!

Kërkohet nderhyje urgjente nga institucionet vendore! Shërbimi ndaj qytetarëve kërkon punë dhe jo propagandë e show mediatik”, shkruan Metaliaj!

Keto pamje nuk jane ne Venecia por ne lagjen Beselidhja ne qender te qytetit te Lezhes! Katet e para te pallateve ,lokaleve dhe dyqaneve jane nen pushtetin e ujit.E pamundur per femijet e kopshteve,nxenesit e shkollave dhe per qytetaret dalja nga banesat e tyre .Izolim total ne oret e para te mengjesit !Kerkohet nderhyje urgjente nga institucionet vendore! Sherbimi ndaj qytetareve kerkon pune dhe jo propagande e show mediatik!

Gepostet von Lindita Metaliaj am Dienstag, 22. September 2020

Artikulli paraprakBubq, banorët e dëmtuar nga tërmeti ende në çadra: Do ma ndërtonte shtëpinë një shoqatë e huaj, por shteti kërkon 5 mijë euro për lejen
Artikulli tjetërFlet mjeku që u mbajt një muaj në oksigjen nga Covid-19: Pashë të zinjtë e ullirit!