Video/ Gazetarja kërkon të intervistojë Veliajn, ai i lëshon shoqëruesin…

Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur mes kryebashkiakut Erion Veliaj dhe gazetares Sonila Musaj. Teksa ajo po përpiqej që t’i merrte një prononcim kreut të Bashkisë, një nga shoqëruesit e tij e nuk e lejon dhe përqafon atë duke sjellë irritim tek gazetarja.

PJESË NGA BISEDA

Gazetarja: Zoti Veliaj…

Sërish gazetarja: Mos më prek!

Shoqëruesi: Po të përqafoj.

Gazetarja: Po ça të me përqafosh ti, as më njeh fare, si mund të përqafosh një njeri që as nuk e njeh.

Ndërkohë që e gjithë ngjarja ka ndodhur para syve të Veliaj, ai e ka anashkaluar të gjithën duke iu përgjigjur një qytetari, i cili nxitoi që t’i bënte një pyetje teksa në dorë mbante një kartë të bardhë. Pasi debati mes gazetares dhe shoqëruesit mbaron, Veliaj kthehet nga qytetari dhe i kërkon që shqetësimin t’ja dërgojë me email.

Artikulli paraprakIsh-deputeti publikon dokumentat: Subashi presion kryetarëve të fshatrave të zgjedhur me votë të dorzojnë vulat!
Artikulli tjetërMaskat bëjnë kërdinë, pas Durrësit grabiten dy biznese edhe në Tiranë