Video/ Çfarë u gjet në tragetin me “kancer” që mbërriti nga Italia

Një lëndë e rrezikshme e njohur si “amiant” u bllokua dje në portin e Vlorës në një traget të mbërritur nga Italia.

Në një lidhje direkte nga Vlora për “Abc-ja e mëngjesit”, gazetari Elton Nika tha se një grup ekspertësh kanë shkuar sot pranë tragetit për të kryer verifikimet e nevojshme.

Do të jenë hetimet ato të cilat do të hedhin dritë për rrezikshmërinë e kësaj lënde si dhe sasinë e bllokuar.  Është një hetim që pritet të vijojë gjatë.

Po ashtu ka dyshime se kjo mund të mos jetë hera e parë që të vinë mbetje të tilla nga Italia.

Ndërkaqë, 6 persona si të dyshuar të lidhur për këtë ngjarje vijojnë të jenë të ndaluar.  Amianti i sekuestruar këtë të enjtje në Vlorë do të përdorej për ndërtime, por cilësohet mjaft i rrezikshëm. Ai përdoret për izolim termik apo në taracë por është i ndaluar përdorimi i tij në Itali dhe në vendet e BE-së. /abcnews.al

Artikulli paraprakRama në grahmat e fundit të pushtetit pajiset me avion privat
Artikulli tjetërRevoltë në Lushnje, fermerët thirrje Ramës: Nuk mbjellim drogë, por domate, luleshtrydhe e patate!