Vidal zbulon të ardhmen

Arturo Vidal, ish-mesfushor i Juventus dhe një nga shtyllat e Bayern Munich, i ka komentuar me këto fjalë zërat që flasin për një interesim të Chelsea-t ndaj tij: “Jam i përqendruar te Bayern. Chelsea? I kam dëgjuar këto zëra të merkatos, por jam te një skuadër e madhe që ka objektiva të mëdhenj për të arritur. Duam të fitojmë gjithçka”, ka thënë kiliani. Mesfushori ka luajtur 23 ndeshje në këtë sezon, në të cilat ka realizuar 5 gola dhe ka dhënë 2 asiste. Vlera e tij në merkaton është 35 milionë euro dhe kontrata e tij me Bayern skadon në verën e 2019-ës.

Artikulli paraprakKur një President sulmohet edhe për gjëra të paimagjinueshme
Artikulli tjetërApeli i prodhuesve shqiptarë: Barrierat po dëmtojnë tregtinë midis Shqipërisë dhe Kosovës