Vettingu/ Del “i pastër” Ardi Veliu, procesi u zhvillua në kohë rekord, brenda 24 orësh…

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë Ardi Veliun, një ditë pas seancës dëgjimore. Vetë Veliu ishte i pranishëm në seancën e dhënies së vendimit, ku nuk e fshehu kënaqësinë e konfirmimit në krye të Policisë së Shtetit.

Edhe pse kishte një denoncim se, Ardi Veliu ka qenë i përfshirë në falsifik vizash dhe trafik refugjatwsh, ai e kaloi Vettingun.

Duhet thënë se procesi iv vlerësimit ndaj Veliut u krye në një kohë rekord, edhe pse gjatë ditës së djeshne pati denoncime se ai kishte qenë i përfshirë në një rrjet të trafikut të klandestinëve. KJV duket se nuk i ka marrë parasysh këto denoncime, edhe pse ka ende kohë që vendimit ndaj Veliut të apelohet.

Në deklaratën e vettingut, Veliu rezulton me një apartament banimi që ka vlerën e 79 mijë euro, i blerë nga të ardhurat familjare, që duket se kanë qenë të justifikuara.

Aktualisht jeton në një apartament me qira në Tiranë, ka një kredi 5 milionë lekë pjesa më e madhe e të cilave është shlyer deri më tani.

Prokuroria ka konfirmuar se Ardi Veliu nuk asnjë resgjistrim për aktivitete kriminale, as familjarët tij po ashtu. Në vitin 2002, 2003 dhe 2007 ka qenë në Vlorë dhe ka pasur informacione se ka qenë i lidhur me falsifikimin e vizave dhe ka favorizuar në kalimin e klandestinëve, por në denoncime nuk janë gjetur prova që të vërtetojnë përfshirjen e tij.

Disa nga të dhënat nga Komisioni i Vlerësimit

– Subjekti i vlerësimit sipas KJV nuk disponon pasuri të paluajtshme.

– Veliu rezulton të ketë një depozitë 750 mijë lekë të krijuara nga të ardhurat.

– Shitje automjeti, me vlerë 5 mijë euro.

– Subjekti nuk ka të regjistruar asnjë automjet në pronësi të tij.Bashkëshortja ka llogari në bankë me 800 mijë -lekë, të ardhura nga paga.

– Depozitë në bankë tjetër 2 mln e 400 mijë lekë, e deklaruar si dhuratë nga prindërit e saj.

– Apartament 2 mln e 900 mijë lekë, apartament i shitur në Vlorë, 61 m2, në pronësi të bashkëshortes. Shuma e dhuruar nga prindërit e saj, është kjo e këtij apartamenti ne Vlorë.

– Subjekti ka kryer deklarim të saktë pasurie dhe nuk ka konflikt interesi.Për kontrollin e figurës, DSIK ka konfirmuar se për Veliun nuk ka ardhur asnjë informacion i parregulltë për të.
– Nuk ka procedime penale për të.

– Sipas KJV, dhurimi është i ligjshëm dhe nga ana tjetër, bankat kanë konfirmuar të ardhurat nga paga, që nga viti 1998 deri në 2018.

Artikulli paraprakMessi, ultimatum Barcelonës: Ose unë, ose presidenti Bartomeu!
Artikulli tjetërNëse SPAK nuk heton Bajrat dhe organizatat kriminale, nuk heton vjedhjen e votave, nuk heton korrupsionin në rritje të Qeverisë, atëherë…