“Vetëm e vdekur do të dal nga këtu”/ Gratë e Ballshit në grevën e urisë i thirrje Ramës: Si nuk i vjen zor, ju hodh në fyt…

Gratë që prej tre ditësh u janë bashkuar naftëtarëve të Ballshit në grevën e urisë për të kërkuar pagat, janë shprehur të revoltuara ndaj qeverisë. Ato deklarojnë se vetëm të vdekura do të dalin që aty, pasi po kërkojnë të drejtën e tyrë.

Më tej ato janë shprehur se kërkojnë djerësën e tyre sakaq kanë shtuar se edhe kushtet e punës ku kanë punuar më parë kanë qenë katastrofike.

“Do të rrimë në grevë urie deri sa problemet tona të marrin zgjidhje. Nuk ka kthim mbrapoa. Kemi 26 paga pa marrë. Kemi kaluar stres, se nuk kemi mundësi tjetër. Asnjë njeri nuk na ndihmon ne. I bëjmë thirrje kryeministrit t’i japë zgjidhje një orë e më parë. Vetëm e vdekur dal unë që këtu, duam pagat, për bukën e gojës. Nuk kemi shtet nuk kemi drejtësi. Ku do të vemi në të kërkojmë të drejtën. Bëjnë vetëm hajdutllëk. Si nuk i vjen zor, i shkoi gazetarit në fyt edhe kryeministër”, thanë gratë.

Artikulli paraprakBiznesmeni Dhima përmend emrin e Blushit në polici: Pas këtij kërcënimi fshihet ish-deputeti socialist
Artikulli tjetërBasha: Plani që ka një grup i strukturuar kriminal me përhapjen e pandemisë…