Vetëm 4.3% e të papunëve përfituan nga skemat e qeverisë

Nga 120 mijë punëkërkues të papunë të regjistruar zyrtarisht vetëm 4.3% kanë arritur të përfitojnë nga skemat e nxitjes së punësimit. Sipas të dhënave që referohen nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë parashikohet që kjo përqindje të arrijë në 4.5% në vitin 2017 dhe në 5% më 2018-ën.
Gjatë vitit 2016 buxheti i dhënë për programet e nxitjes së punësimit ka qenë më i larti në vitet e fundit në rreth 490 milionë lekë.
Numri i punëkërkuesve të papunë, të cilët kanë arritur të përfitojnë llogaritet në 5,211, nga të cilët 869 ose 19% janë persona të papunë afatgjatë të përfshirë në program; 152 persona i përkasin personave të kategorive të tjera si romë, emigrantë etj; 469 studentë kanë ndjekur praktikat në administratë; 53 janë persona me aftësi të kufizuar; 31 të rinj punëkërkues të diplomuar, etj.
Parashikohet që kjo strategji të mbështetet edhe nga fondet IPA 2015 nga BE-ja me rreth 30 mln euro që do të financohen deri në vitin 2018. Pritet që të rritet pjesëmarrja në tregun e punës duke zgjeruar shkallën e përfituesve.

Artikulli paraprakArtistët me NIPT, detajet se si duhet të veprojnë
Artikulli tjetërFluturimet, Shkupi, Prishtina dhe Podgorica lanë pas Rinasin