Vendimi i fortë i Kryesisë së PD: Aleancë Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në çdo bashki

Kryesisë së Partisë Demokratike ka marrë një vendim të rëndësishëm në funksion të lëvizjes opozitare.

Kryesia ka marrë një sërë vendimesh por më i rëndësishmi mes tyre është ai për t’i propozuar Këshillit Kombëtar krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë në çdo Bashki.

Kryesia e Partisë Demokratike vendosi që t’i propozojë Këshillit Kombëtar të PDSH-së, angazhimin e strukturave të Partisë Demokratike dhe të Opozitës së Bashkuar në 61 Bashkitë e vendit për krijimin e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.

Kjo Aleancë do të krijohet si bashkim qytetar dhe intelektual, që do të ndërgjegjësojë qytetarët për rrezikun që po i kanoset demokracisë në vend dhe marrjen e të gjitha masave për të mbrojtur rendin demokratik dhe kushtetues.

Artikulli paraprakThirrja e fortë e deputetit të PS: Ju rrëfej të çmendurin Rama, punon për xhepin e vet dhe kriminelët
Artikulli tjetërKlyshi i Ramës zbulon ‘grupin armiqësor’ në PS, ja kush e drejton