Vendi në duart e krimit, si u vra një nga rojet e 2 milionë eurove

Vendi ka rene terisht ne duart e krimit. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para pak minutave brenda rrethimit të aeroportit të Rinasit, ku një autoblind i security që transportonte para është grabitur nga disa persona të maskuar ku mësohet se nga rezistenca e efektivëve privat ka mbetur i vdekur njëri prej këtyre të fundit pas shkëmbimit të zjarrit.

Grabitja me armë ka ndodhur pasditen e sotme brenda rrethimit të aeroportit të Rinasit. Ndërkohë mësohet se nga kjo pritë grabitësit kanë arritur të marrin një sasi parash prej 2 milion eurosh.

Makina me të cilën është kryer grabitja dyshohet se ka qenë një furgon i bardhë pa targa dhe mbante mbishkrimin e Hetimit Tatimor e gjetur disa minuta më vonë e shkrumbuar nga flakët në afërsi të aeroportit, ndërsa personat kanë qenë të veshur me uniformë ushtarake.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e Rinasit dhe dyshohet se autorët janë larguar në drejtim të Fushë-Krujës përkatësisht drejt fshatit Nikël.Burime bëjnë me dije se paratë do transportoheshin jashtë vendit dhe i përkisnin një banke të nivelit të dytë.

Në vendngjarje kanë shkuar prokurorët e Prokurorisbsë Krimeve të Rënda, efektivë të shumtë të FNSH-së dhe RENEA-s.
Gazetari i Fax Neës Sokol Dema raporton nga vendngjarja se jnë vendosur pika kontrolli dhe patrulla policie në një perimetër të gjerë për të bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Paratë po transportoheshin me linjës Austrian Arlines drejt Vienës. Sipas burimeve, avioni do të nisej për në 15.05 për drejtim Vienën dhe kishte në bord 160 pasagjerë.

Gjithçka ka ndodhur në momentin kur  makinat Cargo kanë qenë duke kryer transportin e valixheve për në bordin e avionit. Në këtë moment katër persona të cilët zbritën nga furgoni janë afruatr dhe ngritën armët e zjarrit në ajër.

Të pranishmit nuk kanë kuptuar asgjë dhe kanë kujtuar se kanë të bëjnë me një operacioni trajnimi të zakonshëm testimi policor.

Grabitësit kanë pasur me vete tymuese dhe armë zjarri ndërkohë që mbanin veshur rroba ushtarake kamuflazhi. Në pistë në këtë moment nuk ka pasur kamera survejimi.

Gjatë momentit të largimit grabitësit janë ndeshur me FNSH e cila pasi ka marrë sinjalizimin është ndeshur me furgionin, ku kanë qëlluar në kokë një nga grabitësit.

Bashkëpunëtorët e tij e kanë braktisur  trupin dhe kanë tentuar të djegin furgonin dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.

Ndërkohë një tjetër makinë është gjetur në Kamëz e cila po analizohet nga grupi hetimor. Ndërkohë që në furgonin e gjetur të braktisur janë gjetur armët dhe rroba kamuflazhi, por nuk janë gjetur paratë.

WhatsApp Image 2019 04 09 at 16.57.46

Artikulli paraprakUragan popullor në takimet e Bashës: S’ka zgjedhje pa larguar arkitektin e narko-shtetit
Artikulli tjetërKush është i vrari i dytë në grabitjen e 2 milionë eurove në Rinas?