Vëllai i ministrit Xhafa me kallash në spitalin e Vlorës për të mbrojtur të plagosurin

Atentati që ndodhi ditën e dielë në Vlorë, ku mbetën të plagosur tre persona, mes tyre edhe një fëmijë, është shoqëruar me një tjetër skandal. Llanaj është marrë në mbrojtje nga persona të armatosur, ku mes tyre ka qenë dhe vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt. Denoncimi është bërë nga një qytetar nga Vlora, i cili i është drejtuar me një mesazh ish-Kryeministrit Berisha. Sipas qytetait nga Vlora, Agron Xhafaj, i cili është shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, ishte mes personave të armatosur që mbronin të plagosurin, ndërkohë që policia nuk ka marrë asnjë masë.
“Noriega Vlorën jua ka besuar narkobandave! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital për famozin Gon Xhafa & kompani”, shkruan Berisha.
“Përshëndetje doktor! Dje në Vlorë, pasi ndodhi ngjarja që u plagosën në Transballkanike, në spitalin e Vlorës ishin mbi 100 vetë të armatosur që ruanin të plagosurin. Policia rrinte bashkë me ata kriminelë. Në vend që ministri të urdhëronte t’i arrestonin të gjithë ashtu siç ishin, por rinin e bënin sehir se në mesin e tyre ishte dhe Goni Xhafa, që rrinte në pritje për mikun e tij”, shkruan qytetari.

Artikulli paraprakRaporti i Amnesty International: Qeveria na pengoi të bënim detyrën
Artikulli tjetërBllokohet në Otranto gomonia me 7 kuintalë drogë nga Vlora