Veliaj heq abonenë e përgjithshme, për çdo linjë qytetarët duhet të jenë të pajisur me një abone më vete

Një tjetër lajm që do u kushtojë shtrenjtë xhepat, pas ngritjes së çmimit të karburantit të ujit apo edhe të disa ushqimeve të shportës, duket se do e rëndojë edhe më tej buxhetin e varfër të qytetarëve.

Duke filluar nga muaji qershor, Bashkia e Tiranës, do të heqë nga qarkullimi abonetë e përgjithshme në linjat e transportit publik. Duke filluar nga ky muaj, do të jenë në qarkullim vetëm abonetë e linjave. Që do të thotë që për çdo linjë, qytetarët duhet të jenë të pajisur me një abone më vete.

Pra nëse një qytetar i duhet të marrë dy linja urbane për të shkuar në punë, nga 16 mijë lekë që kushtonte një abone e përgjithshme, tashmë duhet të paguajë 24 mijë lekë në muaj. Jo vetëm kaq, por sikur të mos mjaftonte kjo kosto e shtuar, duke filluar nga muaji në vazhdim, çdo qytetar duhet ta ketë të pajisur abonenë e linjës me foto personale. Çka e rrit edhe më shumë koston e një aboneje, po të kemi parasysh se për çdo abone duhet të stamposh një set me fotografi personale.

E gjitha kjo ndodh vetëm një muaj pas përfundimit të zgjedhjeve dhe një mashtrimi publik që ishte denoncuar edhe më herët.

Ku për të mashtruar qytetarët, disa muaj para zgjedhjeve dhe deri sa ato përfunduan, abonetë e përgjithshme u shitën jashtë çdo kriteri në sy të krimit financiar, që nuk ndërmori asnjë hetim, nën çmimin real, për vetëm 10 mijë lekë të vjetra.

Një tjetër provë se si pushteti lokal i drejtuar nga maxhoranca aktuale përdori makinacione të tilla për të mikluar qytetarët, të cilët sot pas lëvizjes së fundit po nga kjo bashki, që heq abonetë e përgjithshme si në asnjë kryeqytet tjetër të Evropës, ndihen dyfish të mashtruar dhe me një kosto tjetër shtesë që rëndon gjithmonë e më tepër xhepat e tyre të varfër.

Artikulli paraprak10 % i merrte shteti shqiptar/ Gazetari italian tregon si u njoh Moisi Habilaj me klanin siçilian të Cosa Nostra
Artikulli tjetërMinistri gjerman për Europën apel Ramës: Kushtojini vëmendje të rinjve, po largohen gjithnjë e më shumë!