Ministri gjerman për Europën apel Ramës: Kushtojini vëmendje të rinjve, po largohen gjithnjë e më shumë!

“Kam ardhur të dëgjoj se ku mund të ndihmojmë më mirë. Ti kushtojmë vëmendje të rinjve që po largohen gjithnjë e më shumë. Uroj që të kthehen sepse do të shohin që ia vlen”.

Kështu u shpreh ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama, ku po flitet për ecurinë e procesit të Integrimit dhe çështja e hapjes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Gjermania është një vend që josh gjithmonë e më shumë rininë, sidomos ata që kanë mbaruar studimet për mjekësi. Dëshira e të rinjve për të ikur jashtë vendit është me e lartë se në popullsinë e përgjithshme, ku sipas barometrit të Ballkanit gjysma e të pyeturve në Shqipëri, pa dallim moshe, raportojnë se do të dëshironin të jetonin larg vendit vitin e kaluar.

Ministri gjerman për Europën tha se në këto vite Shqipëria ka shënuar progres.

Gjithashtu ai shtoi se ende ka shumë punë për të bërë, por për një periudhë të mirë kohë Shqipëria ka shënuar arritje.

Roth theksoi se edhe Republika e Maqedonisë së Veriut ka bërë progres, duke shtuar se punohet me trysni që në datën 22 qershor Këshillimi i Ministrave të Europës të qershor të marrin një vendim pozitiv.

“Zoti kryeministër, të nderuar zonja dhe zotërinj është bukur të jesh këtu. Mua më ka marrë malli për ju. Dhe jam i gëzuar që mund të tregoj shenjë solidariteti për Ballkanin Perëndimor dhe sigurisht ndaj Shqipërisë. Ndoshta zemra ime rreh ca si shumë për Ballkanin Perëndimor, por këtu nuk bëhet fjalë për preferencat e mia, por për një interes strategjik të Bashkimit Europian.

Paqa, stabiliteti, mirëqenia, shteti ligjor si edhe pajtimi rajonal janë në interesin e Gjermanisë. Shumë prej jush janë të frustruar apo të zhgënjyer nga BE sepse në të shkuarën është bërë shumëçka, ju të gjithë e dini që ka pasur kushte të tjera për t’u plotësuar nga ana e Shqipërisë.

Për një periudhë të mirë kohe ne mund të themi që Shqipëria kë shënuar arritje, ashtu sikurse mund të thuhet edhe për RMV dhe për këtë arsye në po punojmë me trysni që në datën 22 qershor Këshillimi i Ministrave të Europës të qershor të marrin një vendim pozitiv. Duhet që më në fund të nisim. Sot jemi në fillim të një rruge… Ne nuk jemi thjesht komunitet ekonomik apo monetar, por jemi edhe komunitet vlerash”, tha ai.

Artikulli paraprakVeliaj heq abonenë e përgjithshme, për çdo linjë qytetarët duhet të jenë të pajisur me një abone më vete
Artikulli tjetërRama-ministrit gjerman: Nuk shqetësohem nëse hapen ose jo negociatat nga BE!