Vdiq përpara një jave nga Covid-19, kandidati republikan fiton zgjedhjet

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku një kandidat për kongresmen ka fituar zgjedhjet, ndërkohë që ka ndërruar jetë rreth një muaj më parë.

Ngjarja është regjistruar në Dakotën e Veriut, kandidati republikan David Andahl ka fituar zgjedhjet për të përfaqësuar distriktin e 8 në Dhomën e Përfaqësuesve të këtij shteti, ndërkohë që ai ka një muaj i vdekur si pasojë e koronavirusit.

Nëna e tij deklaronte disa javë më parë se djali i saj ishte shumë i kujdesshëm për pandeminë dhe mezi priste të fitonte në zgjedhje.

“Ai ishte shumë i ndjeshëm ndaj vendit të tij, donte të përmirësonte gjërat për fermerët sidomos dhe industrinë e qymyrgurit”, shprehej e ëma e Andahl.

Artikulli paraprakMesazhe kërcënuese ndaj grevisteve të urisë, gratë naftëtare paralajmërojnë Ramën!
Artikulli tjetërRaporti denoncues për kapjen e shtetit, 50% e bizneseve të rrezikuar nga monopolet. PD: Qeveria në shërbim të oligarkëve